Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5 e 7, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Kalimin në pronësi të bashkisë së Shkodrës të truallit pranë ish-SMT-së, Shkodër, sipas formularit dhe planimetrisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për ndërtimin e terreneve sportive të klubit të futbollit “Vllaznia”.

 

2.     Bashkisë Shkodër  i ndalohet të ndryshojë destinacionin e  pronës  së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

 

3.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i bashkisë Shkodër të  ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin ekëtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
28/05/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim