Perfaqesuesit e larte vendimarres te bashkive Tirane, Kamez Vore pranojne gjetjet e monitorimit te INFOCIP mbi zbatueshmerine e ligjit 139/2015
INFOCIP zhvilloi ne date 20 Nentor 2017 nje konference rajonale te profilit te larte ne te cilen moren pjesë kryetarët e këshillave bashkiakë për bashkitë Tiranë, Kamëz dhe Vorë, respektivisht Z.Aldrin Dalipi, Z.Bilbil Bajraktari dhe Znj.Vera Thana. Z. Adrin Dalipi, mban njëkohësisht edhe pozicionin e kryetarit të këshillit të Qarkut Tiranë.
Po ashtu, ne kete event te rendesishme moren pjese edhe Zv.Ministria e Brendshme Znj. Romina Kuko, Perfaqesuesja e Ambasades Zviceriane ne Tirane, Znj. Debora Kern, Drejtore e Leviz Albania, znj. Valbona Kuko, perfaqesuesja e zyres se UNDP ne Tirane, Limya Eltayeb (UNDP country director) si dhe perfaqesues te tjere nga aktore nderkombetare qe punojne ne fushen e qeverisjes vendore si KiE, Ambasada Austriake, Projekti STAR 2, UNDP, projekti “Bashki te Forta”, PLGP etj .
Të tre grupet e këshilltarëve kanë qenë të shoqëruar nga krerët e grupeve dhe ose kryetarët e komisioneve të përhershmë në këshilat bashkiakë respektive. Po ashtu në aktivitet morën pjesë edhe sekretarët e këshillave bashkiakë të Kamzës dhe të Vorës, të cilat janë target grup i posacëm i këtij projekti (Bashkiak Tiranë ka sekretariat). Nga bashkia Tiranë merrnin pjesë edhe nënkryetarja në kohën e zhvillimit të këtij monitorimi, Brunilda Paskali.
E gjitha konferenca është dokumentuar në format audio video nga INFOCIP per te garantuar besueshmerine e procesit si dhe per te ofruar pikepamjen e institucioneve te monitoruara mbi gjetjet e prezantuar publikisht nga INFOCIP. Te gjitha konkluzionet u pranuan nga pjesemarresit dhe kjo eshte nje e dhene shume e rendesishme per seriozitetin dhe objektivitetin e punes se ndermarre nga INFOCIP, mbeshtetur nga LA.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA