Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,     datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të  ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Brendshme në buxhetin e miratuar për vitin 2009, programi “Shërbimi i Gjendjes Civile”, t’i shtohet fondi  60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të projektit për modernizimin e Shërbimit të Gjendjes Civile.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.

 

3. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
28/05/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim