Në kuadër të rolit të vet si anëtar i Dhomës Zgjedhore, INFOCIP ka monitoruar situatën e krimit zgjedhor në Zgjedhjet Parlamentare të mbajtura në 25 Qershor 2017. Duke përdorur të dhënat e përftuara nga një triangulim burimesh është përgatitur një raport që jep një fotografi të situatës së krimit zgjedhor per një periudhë 12 mujore, e cila mbulon fushatën e zgjedhore (ditën e votimi, periudhën e numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve zgjedhore) si gjithe perudhën post-zgjedhore (pas Korrikut 2017). Raporti ka administruar dhe analizuar gjate muajve qe pasuan zgjedhjet kallzimet, hetimet dhe eventualisht referimet në Gjykatë të veprave penale të parashikuara nga Kreu X i Kodit Penal të Ndryshuar.

 

shkarko: Permbledhje Ekzekutive.

 

gerti shella dhoma

 

Gjetjet u shpallen ne prani te medias se shumte te pranishme e cila shfaqi interesim te posacem per te kete raport, duke transmetuar live eventin dhe duke i dhene  hapesire te rendesishme ne edicionet informative ketij aktiviteti.

 

Shkarko Rekomandimet

 

media

 

 

Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, sikurse  janë të parashikuara në Kreun X të Kodit Penal të ndryshuar, monitorohen dhe vlerësohen për herë të parë në Shqipëri.  Nenet që përmban ky Kre u ndryshuar pothuajse të gjitha në datë 22 Maj 2017, në kuadër të marrveshjes politike të arritur në 18 Majit mes PS dhe PD.

 

Shkarko Raportin e Plote

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim