INFOCIP, ne bashkepunim me IDM dhe me mbeshtetjen e BE, po dixhitalizon vendimet e keshillave bashkiake te 8 bashkive te Shqiperise. Bashkia prrenjas eshte nje nder bashkite perftuese te programit te dixhitalizimit.

 

Ne bashkine prrenjas, procesi nisi ne muajin shtator 2017, por hasi ne disa veshtiresi per shkak te mungeses se personelit IT ne kete bashki.  Kryetarja e kesaj bashkia, Znj Miranda Rira mirepriti nismen e INFOCIP qysh prej komunikimit te pare te ndermarre nga koordinatori kombetar.

 

Dixhitalizimi i vendimeve te keshillit perfundoi ne 30 nentor 2017 dhe kjo perfaqeson fazen e pare te procesit qe synon te hedhe ne sistem te gjitha vendimet qe nga momenti i konstituimit te keshillit te ri bashkiak pas zgjedhjeve vendore te 2015, qe aktivizuar edhe ndarjen e re territoriale te vedit be 61 bashki te medha. Rreth 250 vendime jane tashme te aksesueshme nga cdo banor dhe subjekt nen juridiksionin e kesaj bashkie.

 

 

Nje kontribut te rendesishme ne cuarjen perpara te ketij procesi ka patur koordinatori i caktuar nga kjo Bashkia, Z. Ledjo Alkoja, i cili ka qene çelesi i qendryseshmerise se nismes se nderrmarre nga INFOCIP. Procesi eshte aktualisht i veteqendrueshem dhe vendimet e reja hidhen sistematikisht ne sistemin e dizenjuar nga INFOCIP dhe eshte i linkuar dhe i perdorshem plotesisht nga faqja zyrtare e Bashkise Prrenjas.
IMG-20180327-WA0000

ledio alkoja

PRRENJAS OK

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim