INFOCIP i dhuron keshillit bashkiak Shijak databazen e plote te vendimeve 2015-2018
INFOCIP i dhuroi keshillit bashkiak Shijak databazen e plote te vendimeve te dixhitalizuara 2015-2018, ne mbledhjen e e keshillit bashkiak te mbajtur ne date 16 Mars 2018. Mbi 300 vendime jane dixhitalizuar nga INFOCIP per te permbushur objektivin e marre persiper ne kuader te projektit CIVILISC, mbeshtetur nga BE dhe qe implementohen ne Shqiperi nga IDM.
Ne prani te kryetarit te bashkise, Z. Ardian Konomani, kryetarit te Keshillit Bashkiak, Z. Taulant Xherahi dhe gjithe keshilltareve te pranishem, drejtori i INFOCIP, Gerti Shella prezantoi databazen duke theksuar faktin se tashme Bashkia Shijak ka nje standart te ri transparence, i cili i mundeson njoftimin efikas te vendimeve te keshillit bashkiak permes teknologjive te reja te informacionit.
Nje falenderim special shkoi per sekretaren e Keshillit Bashkiak shijak, Znj. Kozeta Doda, e cila me shume profesionalizem ka bashkepunuar qe ne fillim te nismes me ekipin e INFOCIP, duke garantuar qendrueshmeri procesit, ne permbushje te plote te detyrimit ligjor per njoftimin e akteve te Keshillit Bashkiak.
Platforma VENDIME.AL dhe konkretisht faqja e dedikuar ku jane te publikuara vendimet e keshillit bashkiak Shijak, jane linkuar tashme e,dhe ne faqen zyrtare te Internetit te Bashkise Shijak, duke realizuar ne kete menyre nje integrim te plote te sistemeve online http://shijak.gov.al/
NIima per dixhitalizimin e plote te vendimeve te Keshillit Bashkiak Shijak u mbeshtet nga IDM dhe BE ne kuader te projektit CIVILISC.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA