Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”,  të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Formulari për inventarizimin e pronës së paluajtshme shtetërore: “Objekti “Gjethi””, adresa “Rruga “4 Shkurti”, Tiranë”, që i bashkëlidhet vendimit nr.502, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave,  të ndryshuar, zëvendësohet me formularin, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

2. Ngarkohen Shërbimi Informativ i Shtetit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA
28/05/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim