Nën kujdesin e Qëndrës ÇIP, konform nenit 12, pika b, në statut, u themelua më 02/02/2009 Forumi i Gazetërëve të Drejtësisë , i cili do t’i dedikohet forcimit të një pushtetit gjyqësor të pavarur dhe njëkohësisht forcimit të shtypit të lirë, si dy pushtete që janë garant të demokracisë edhe në Shqipëri.

Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë, ndër të tjera, do të synojë që të sigurohet atmosfera e duhur për vijimin e dialogut mes gazetarëve dhe gjyqtarëve për të përmirësuar kuptimin e sfidave respektive me të cilat përballen.

Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë do të angazhohet në inicimin e aktivitete të posaçme që përfshijnë si gjyqësorin ashtu edhe median, duke përfshirë hartimin e guidave të ndryshme Media-Gjykatë, seminare trajnues për gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe njëkohësisht për gazetarët që mbulojnë aktivitetin e pushtetit gjyqësor në tërësi, sidomos për gazetërt e rinj të cilat kërkojnë të specilizohen në gazetarinë e kronikës dhe të gjyqësorit.

Forumi i Gazetarëve të Drejtësisë do ta konsiderojë një sukses të punës së vet nëse, falw aktiviteteve qw do tw organizojw, anëtarët e tij do të përftojnë njohuri më të thelluara mbi mënyrën se si funksionojnë procedurat gjyqësore me synim rritjen e shkallës së saktësisë dhe profesionalizmit në raportimin nga gjykatat.

Lexo te plote aktin e themelimit…

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim