VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRFUNDIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË DISA VILAVE QEVERITARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 129 036 784 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e tridhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër) lekë, për përfundimin e disa investimeve të nisura, për rikonstruksionin e disa vilave qeveritare, përkatësisht në Dhërmi, Durrës, vila nr.1, Vlorë dhe Velipojë.
2. Ky fond të përballohet nga fondi i kontigjencës i buxhetit të vitit 2009.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA