VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.875, DATË 20.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR, NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, shkronja “b”, e 36, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fjalia e dytë, e pikës 7, të vendimit nr.857, datë 20.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Të ardhurat e krijuara nga shërbimet e ofruara, sipas kësaj pike, përdoren tërësisht nga qendrat shëndetësore, si pjesë e kostos së shërbimit. Rregullat e veçanta për përdorimin e tyre përcaktohen me udhëzim të këshillit administrativ të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.”.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/05/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA