Gjykata Administrative Durres ka tregues me te permiresuar te performances gjate vitit 2016, edhe pse ajo serish perballet me probleme te ngarkeses se dosjeve dhe ambjenteve te pamjaftueshme.   Për efekt të analizës se ndarmarre nga INFOCIP, u mblodhën 1153 çështje gjyqësore themeli, vendimi për të cilat është dhënë nga Janari ne Dhjetor 2016. prej tyre në analizë u futën 1150 (3 vendime kishin të dhëna të palexueshme në regjistër). Rezultooi se, gjatë 2016-ës brenda afatit 30 ditor janë shqyrtuar vetëm 41 çështje gjyqësore themeli. Pjesa tjetër, 1109 çështje ose rreth 97 % e totalit, janë përfunduar së shqyrtuari përtej këtij afati.

 

 

“Gjykatat administrative kanë pasur edhe ato shkallën e vështirësisë së tyre, mungesën e përvojës, praktikës. Problemet që perball edhe Gjykata e Durrësit janë ngarkesa e madhe ose e lartë e dosjeve dhe numri i vogël i gjyqtarëve. Ndonëse u përmend se kanë qenë katër gjyqtarë, unë mund t’ju them se që në fillim njëri prej tyre u largua dhe një e treta e dosjeve u shortua. Më pas u largua edhe kolegu tjetër dhe përsëri dosjet e tij u shortuan. Ndërkohë u largua edhe gjyqtari i tretë dhe kështu që ngarkesa ka qenë e lartë dhe e përballuar nga dy gjyqtarë.

 

Kretarja Velçani gjtoi ne fjalene  saj se “Një nga parimet që duhet të gjykojë Gjykata Administrative është që të konsumohet rruga administrative dhe konkretisht kemi Zyrat e Regjistrimit, Sigurimet Shoqërore, kemi Degën Doganore apo Drejtoritë Rajonale Doganore, etj. Ajo që shoh është se organet administrative duhet të gjykojnë më shumë, apo edhe organi më i lartë administrativ pranë këtyre institucioneve, në mënyrë që për gjykim tek gjykatat administrative të mbeten ato probleme që realisht nuk mund të zgjidheshin dot nga Zyra Qendrore apo Drejtoritë e Apelimit Tatimor, etj. Ajo që mund të them është se gjyqtarët gjykojnë, punojnë, lodhen…”

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim