Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve            5 e 45, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.     Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekësh, për bashkinë Bulqizë, të qarkut Dibër, për rikonstruksionin e ndërtesës së ish-kompleksit të punëtorëve, në lagjen “Gjeologu”, të kësaj bashkie, për të mundësuar strehimin e familjeve, të cilat mbetën të pastreha pas dëmtimit, më 15.1.2009, të ish-hotelit në “Lagja e re”, Bulqizë.

 

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

 

3.     Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut Dibër dhe bashkia Bulqizë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


06/05/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim