Sipas kryetarit te Gjykates Administrative Vlore, Astrit Shema, disa nga arsyet që çojnë në zgjatjen e afateve të gjykimit të çështjeve administrative mund të jenëvolumi shumë i madh i çështjeve. Shema, i ftuar ne Konferencen kobetare te organizuar nga INFOCIP per vonesat ne gjykimin administrativ u se një tjetër problem është edhe objekti i cështjeve të gjykimit. “Ka disa lloje çështjesh të cilat kërkojnë domosdoshmërisht caktimin nga ana e gjykatës të një eksperti, mirëpo caktimi i ekspertëve që duhet të shikojnë situatën konkrete në vend kërkon patjetër një afat kohor që sipas ligjit është rreth 20 ditë, që patjetër do të ndikojë jo në një vendimmarrje brenda muajit por në një tjetër afat më të gjatë se sa është përcaktuar në dispozitat ligjore, dhe kjo nuk është mbajtur parasysh.”

 


Sipas tij, një tjetër aspekt nga praktika gjyqësore që çon në vonesa është edhe fakti se juristët ose përfaqësuesit e palës së shtetit nuk i kanë të qarta ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile me ligjin tonë specifik që ka disa klauzola të veçanta për gjykimin e disa çështjeve.

 

Shema, dukepranuar plotesiht gjetjet e Raportit te INFOCIP, u shpreh se Gjykatat Administrative u krijuan në një kohë pak të sforcuar dhe sot kemi shumë pak salla gjyqi, dhe nëse në gjykatat e tjera gati-gati një gjyqtar ka një sallë gjyqi, ne mezi kemi për katër gjyqtarë, dy salla gjyqi. “Kjo më ka detyruar mua si kryetar gjykate që të krijojë daljen e kësaj administrate gjyqësore me katër orë për çdo gjyqtar, mirëpo nisur nga afati që gjyqtarët caktojnë rreth 10-12 çështje pak a shumë në ditë, është e pamundur që këto çështje t’i realizosh në afat kohor”.

Ne vlerësimin kombetar tematik te realizuar nga INFOCIP me mbeshtetjen e National Dndowment for Democracy, NED, me qender ne washinton D.C, SHBA, Gjykata Administrative Vlore rezultoi me rreth 7% te ceshtjeve te themelit te vendimuara brenda 30 diteve. Mesatarja e kohezgjatjes se shqyrtimit gjyqesor per kete gjykate gjate vitit 2016 per ceshtjet e thmelit rezultoi 73 dite. S ai takon dorezimit te vendimeve ne sekratine e gjykates, treguesit e vleresimit shenuan nje msatare prej 6.1 dite nga 7 dite qe parashikon ligji. Rreth 91% e vendimeve te marra ishin dorezuar ne sekretari brenda ketij afati.

lexo fq. 59-64

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim