I ftuar ne Konferencen Kombetare per afatet e shqyrtimit administrativ ne RSH, kryetari i GJA Korç, Z. Sokol Ibi ka vene theksin tek nevoja e plotesimit te infrastruktures se ketyre gjykatave. “Personalisht mendoj se Gjykatat Administrative në Republikën e Shqipërisë asnjëherë nuk janë vendosur në kushtet optimale për të kryer veprimtarinë e tyre dhe kur them kushte optimale nënkuptoj infrastrukturën por edhe personelin, dmth gjyqtarët dhe stafi. Gjithashtu mendoj se kanë pasur më pak vëmendje se gjykatat civile ndonëse e kanë pasur të nevojshme këtë vëmendje, derisa janë krijuar me ligj që të ndiqet ecuria e tyre pasi t’u krijohen kushtet, por deri më sot asnjëherë nuk është krijuar mundësia dhe përsa kohë nuk është krijuar mundësia, nuk mund të jenë gjykatat fajtori në këtë mes.”

 

Ibi u shpreh se Gjykata Administrative Korçë ka aktualisht vetem nje salle, ndërkohë që funksionon me dy gjyqtarë te cilet përballojnë volumin e katër gjyqtareve. “Për të bërë një krahasim që nxjerr në pah arsyet pse ka vonesa në shqyrtimin e çëshjeve duhet të them se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë funksionon me 14 gjyqtarë dhe përballon dyfishin e ngarkesës sonë, ne jemi vetëm dy gjyqtarë dhe përballojmë afërsisht 50 përqind të ngarkesës së tyre. Kjo sigurisht që sjell vonesa në shqyrtimin e çështjeve”, ka theksuar Ibi.
 
Ai ka shtuar me tej se nisma për marrjen e një godine të re duhet te kete prioritet, pasi nga kjo rritet edhe shpejtësia dhe efiçënca në gjykim. “Procesi është në fazën që i është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, Këshillit të Ministrave, por ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi asnjë vendimmarrje”.
 
Ne renditjen e pergjithashme te realizuar ne kuader te vleresimit te INFOCIP per vitin 2016, Gjykata Administrative  Korce rendit e dyta ne vend me 97% te ceshteve te vendimuara te dorezuara brenda afatit 7-ditor, dhe me nej mesatare prej rreth 4% te dosjeve te shqyrtuara brenda 30 diteve.
 
shih raportin…

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim