Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”,  me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

 

V e n d o s i :

 

Në vendimin nr.94, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Për kryerjen e studimit, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Vlorë, të kontraktojë ekspertë, vendas dhe të huaj, sipas      aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.

2. Pika 3 bëhet 4 dhe ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Ngarkohet ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.

3.      Aneksi 1, i cili ka qenë bashkëlidhur vendimit nr.94, datë 21.1.2009, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohet.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
06/05/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim