Kastriot Selita, Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit: Administrata publike te mos ankimoje çeshtjet mekanikisht ne Apel
I ftuar per te adresuar Konferencen Kombetare per Eficiencen ne Gjykatat Administrative, ka qene edhe kryetari i GJA te Apelit, Z Kastriot Selita, i cili ka dhene nje panorame te plote te problematikes qe perballen gjykatat administrative gjate vitit 2016-2017. Ai gjithashtu ka kerkuar qe rekomandimet e Konferences te permblidhen ne nje dokument te ri politikash, per ta krijuar mundesi reale per permiresimin e sistemit dhe reduktimin e vonesave ne shqyrtimin gjyqesor administrativ.
“Vështirësitë që hasim në përditshmërinë tonë kanë të bëjnë me ligjin për “Organizmimin e pushtetit gjyqësor”, i cili është miratuar me herët dhe që ndoshta Ministria e Drejtësisë nuk ka patur shumë akses apo influencë për hartimin e tij. Ka ndodhur një ndryshim në mënyrën se si do të funksionojë pushteti gjyqësor pas miratimit të reformës në drejtësi. Nuk kemi më gjykatat që do të jenë të pavarura nga pikëpamja organizative, sepse i gjithë pushteti i drejtimit dhe organizativ është i përqëndruar në duart e KLGJ-së. Pra është Këshilli i Lartë Gjyqësor që tashmë ka kompetencat që ka pasur Presidenti përsa i përket numrit të gjyqtarëve, kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë që kanë të bëjnë me organikën dhe me personelin administrativ dhe atë civil në gjykata, kompetencat e ZABGJ-së dhe bordit të tij përsa i përket çështjeve financiare, pra kemi të gjitha këto kompetenca që që janë përqëndruar tek Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe do të jetë ky që do t’i zbatojë vetë këto kompetenca. Gjithashtu kemi edhe një zbehje të kryetarit të gjykatës duke qenë se kompetencat e tij tashmë janë hequr dhe kanë kaluar tek Këshilli i Gjykatës. Pra, nëse e përqëndrojmë vëmendjen tonë tek mënyra se si do të jetë një gjykatë në raport me të gjitha organet e tjera, si psh Këshillin e Lartë Gjyqësor, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, Ministrinë e Drejtësisë apo edhe të tjera autoritete që kanë kompetenca në fushën e drejtësisë, ne do të shikojmë se do të kemi një organizim të ndryshëm”.
Z. Selita ka shtuar ne fjalen e tij se organet e administratës publike e mbingarkojnë gjykatën administrative të apelit apo Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë me volum çështjesh. Pra, ka një klimë mosbesimi që vjen nga organet e administratës publike dhe nuk bëhet fjalë që kemi një mosbesim që manifestohet thjesht në mënyrë protestuese por kemi një mosbesim që manifestohet edhe përmes ankimeve.
Kryetari i gjykates Adminisrative te Apelit ka ofruar jne sere rekomandimesh te rendesishme ne fjalen e tij per permiresimin e sistemit. “Nëse kemi një vendimmarrje që ështe zgjidhur më parë në të gjitha shkallët e gjykimit, të gjitha vendimmarrjet e ngjashme duhet të mos shkojnë më të ndjekin të gjitha shkallët e gjykimit. Unë e kam ngritur edhe në të tjera takime këtë çështje sepse duhet të krijohet precedenti dhe nëse ka një precedent që është dhënë një zgjidhje në të gjitha shkallët e gjykimit, nuk është aspak në frymën e drejtësisë që të vazhdojmë të çojmë çështje në gjykatë duke shpresuar që të marrim një zgjidhje të ndryshme. Vlera e këtij takimi do të ishte edhe më e frytshme në rast se Presidentit të Republikës, KLGJ-së etj, t’i shkojë një dokument me qëllim që të merret në konsideratë për t’u manifestuar në aktet nënligjore që do të nxjerrin këto institucione”, ka permbyllur z. Selita. Ai kafalenderuar INFOCIP per saktesine e gjetjeve te prezantuara si dhe per fuqine e evidencave te perpunuar per qellimin e Raportit Kombetar mbi afatet e shqyrtimit gjyqesor ne Gjykatat Administrative te vendit.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA