VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E DISA SPORTISTËVE DHE TË TRAJNERËVE TË TYRE, QË KANË ARRITUR REZULTATE TË LARTA NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË PESHËNGRITJES PËR TË RINJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitit 2009, zëri “Projekte”, artikulli “604”, t’i shtohet fondi 2 925 000 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e pesë mijë) lekë, për shpërblimin e disa sportistëve dhe të trajnerëve të tyre, që kanë arritur rezultate të larta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të Rinj.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/05/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA