VENDIM PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE PËRBËRJEN E KOMISIONIT QENDROR TË REGJISTRIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.8669, datë 26.10.2000, “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komisioni Qendror i Regjistrimit drejtohet nga zëvendëskryeministri, i cili është edhe kryetari i tij, dhe ka përbërjen, si më poshtë vijon:
1. Ministri i Financave, anëtar;
2. Ministri i Brendshëm, anëtar;
3. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, anëtar;
4. Ministri i Integrimit, anëtar;
5. Ministri i Punëve të Jashtme, anëtar;
6. Ministri i Drejtësisë, anëtar;
7. Ministri i Mbrojtjes, anëtar;
8. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, anëtar;
9. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe
Shanseve të Barabarta, anëtar;
10. Ministri i Punëve, Publike, Transportit dhe
Telekomunikacionit, anëtar;
11. Ministri i Shëndetësisë, anëtar;
12. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave, anëtar;
13. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-it, anëtar;
14. Drejtori i Drejtorisë së Statistikave Sociale, në INSTAT, anëtar;
15. Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme, të
Republikës së Shqipërisë, anëtar;
16. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve
Shoqërore, anëtar;
17. Dekani i Fakultetit Ekonomik, në UT, anëtar;
18. Tre specialistë nga bota akademike, në fushat e
gjeografisë, të informatikës dhe demografisë, anëtarë;
19. Drejtori i Departamentit të Strategjive dhe
Koordinimit të Ndihmës së Huaj, në Kryeministri, anëtar.
2. Përfaqësuesit e botës akademike përzgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga radhët e personelit të brendshëm të trupit akademik të universiteteve shqiptare.
3. Komisioni mblidhet çdo muaj. Mbledhjet e tij kryesohen nga kryetari i komisionit e, në mungesë të tij, nga ministri i Brendshëm.
4. INSTAT-i ngarkohet me detyrën e sekretariatit të komisionit, dhe ka këto detyra:
– Njoftimin e zëvendëskryeministrit për mbledhjen e radhës;
– Mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes;
– Përgatitjen e dokumentacionit bazë të mbledhjes.
5. Masa e shpërblimit të anëtarëve të këtij komisioni, për të gjithë periudhën e funksionimit të komisionit, është 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Mënyra e pagesës të përcaktohet ,me udhëzim të veçantë të Komisionit Qendror të Regjistrimit.
6. Ngarkohen zëvendëskryeministri dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/04/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA