Shefi i Keshillit te Europes, Neukirch adreson Konferencen Kombetare per Gjykatat Administrative: INFOCIP një punë të shkelqyer në përpunimin e të dhenave
INFOCIP organizoi ne date 15 Dhjetor 2017 Konferencën Kombëtare me teme: “Shqyrtimi Gjyqesor Administrativ dhe Efektet e Reformes ne Drejtesi”. Perveç Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta dhe gjithë trupës gjyqësore të pranishme, Konferencën e ndoqën dhe e adresuan edhe organizatat dhe misionet ndërkombetare që asistojne sistemin shqiptar të drejtesisë.
I ftuar nderi per te adresuar kete konference ishte dhe shefi i Keshillit te Europes ne Tirane, Z. Claus Neukirch. Ne fjalën e tij përshëndetese ai theksoi rëndësinë e rritjes se eficiencës së gjykatave. Ai u ndal dhe në punen që është duke bere KiE përmes programeve te veta për të arritur objektivat e rendësishëm të reduktimit të kohës së shqyrtimit gjyqësor, përfshirë edhe vete gjykatat administrative.
Ai u shpreh se INFOCIP ka berë një punë të jashtezakonshme në mbledhjen dhe perpunimin e te dhenave gjyqesore te cilat ofrojne tashme nje pamje te detajuar lidhur me kohezgjatjen e shqyrtimit gjyqësor për secilën çështje të vendimuar në vitin 2016.
“Keto te dhena padyshim qe ndihmojne gjyqtaret të vleresojne vetveten, ndihmojne kryetaret e gjykatave te adresojne çështjet me rendesi si dhe ndihmojnë politike-beresit te adoptojne kornizen e duhur ligjore per të permiresuar me tej çështjet te cilat jane identifikuar nga Vleresimi Tematik i INFOCIP”, u shpreh Z. Neukirch.
shkarko fjalen e plote ne anglisht
Per te dytin vit rradhazi, INFOCIP mati dhe vlerësoi afatet e shqyrtimit gjyqesor dhe dorezimit te vendimeve per gjitha gjykatat administrative, përfshirë Gjykatën e Apelit. INFOÇIP përfshiu ne kete vleresim për herë të parë edhe Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lart per perudhen 2-vjecare 2015 dhe 2016, gjetjet e te cilit u shpallen ne Gusht 2017. Ato caktuan një gur themeli në drejtim të vlerësimit të të dhënave gjyqësore nga monitorues të pavarur për Gjykatën e Lartë, e cila përfaqëson majën e piramidës gjyqësore në Shqipëri dhe si e tillë ka qenë përtej rrezes së mbulimit institucional edhe nga vete organet e drejtesise.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA