VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI AMDINISTRIMI SHOQËRISË ANONIME “TRAJTIMI I STUDENTËVE, NR.1”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 1, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi shoqërisë anonime “Trajtimi i studentëve, nr.1”.
Lista me 6 (gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 43 (dyzet e tre).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, drejtori i shoqërisë anonime “Trajtimi i studentëve, nr.1” dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/04/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA