INFOCIP shpalli gjetjet per zbatueshmërine e ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”.
20 Nentor 2017 – INFOCIP shpalli gjetjet per zbatueshmerine e ligjit te ri “Per veteqeverisjen vendore”. Në fokus të këtij monitorimi tematik, i cili realizohet për herë të parë, është transparenca me publikun dhe funksioni vendimarrës i këshillit bashkiak. Administrata e Bashkisë, si një organ i centralizuar monokratik, që drejtohet nga kryetari i bashkisë, nuk është objekt i drejtpërdrejtë monitorimi/vlerësimi.
Aktivitetin e adresuan drejtoresha e Leviz Albania, Znj Valbona Kuko, perfaqesuesja e ambasades zviceriane ne Tirane, Znj. Debora Kern. Konferencen e adresoi gjithashtu edhe Zv. e Brendshme, Znj. Romina Kuko si dhe me pas kryetaret e keshilave bashkiake te Tiranes, Aldrin Dalipi, kryetari i keshillit bashkiak te Kamzes, Bilbil Bajraktari si dhe kryetarja e keshillit bashkiak Vore, Vera Thana. Ne takim moren pjese keshilltare te shumte bashkiake si dhe perfaqesues nga UNDP, Keshilli Europes, Ambasada Austriake, etj.
Në kuadër të këtij studimi, INFOÇIP ka bërë dhe një vlerësim të dytë tematik lidhur me procesin vendimarrës të realizuar në periudhën nëntor 2016-Nëntor 2017. Konkretisht, objekt vlerësimi në këtë ushtrim kompleks janë modalitetet e diskutimit paraprak (me publikun), votimit, shpalljes dhe hyrjes në fuqi të vendimeve të Këshillit Bashkiak. Pjesa dërrmuese e dispozitave që mat ky vlerësim i dytë gjenden në Kreun IX të ligjit 139/2015. Të gjitha nenet në këtë Kre’ janë vlerësuar përmes teknikës së analizës ligjore, duke kontrastuar të dhënat e sjella nga terreni me parashikimet ligjore në fuqi. Zbatimi i dispozitave që përmbajnë nenet e Keut IX është gjithashtu kusht juridik për të garantuar vendimarrje transparente, pjesëmarrje të publikut në procesin vendimarrës si dhe akses të publikut në legjislacionin vendor (njohje efektive me aktet e Këshillit Bashkiak).
Metoda e përdorur synon të gjenerojë të dhëna për zbatimin e ligjit (në dy blloqet tematike të përzgjedhura) dhe jo domosdoshmërisht për nivelin e zbatueshmërisë së ligjit nga këshillat bashkiakë veç e veç, edhe pse kjo nuk përjashtohet për nga vetë lloji i matjes.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA