Monitorimi: Ne 2017-en implementimi i infrastrukturës zbatuese të ligjit 119/2014 u rrit në 71% nga bashkite e Shqiperise
Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP realizoi që në vitin 2016 të parin monitorim kombëtar lidhur me implementimin e ligjit 119/2014 në 61 bashkitë e reja të krijuara. Në vitin 2017, INFOCIP ndërmori një monitorim të dytë për të matur progresin e arritur. Monitorimi 2017 sugjeron se niveli i implementimit te infrastrukturës zbatuese të ligjit 119/2014 është rritur në 71% nga bashkite e Shqiperise, duke dhënë një sinjal pozitiv në drejtim të infrastruktures qe e bëjnë ligjin të zbatueshëm, dhe konkretisht:
1. Publikimi i programit të transparencës (3 pike ne vleresim)
2. Kordinatori i të drejtës për informim. (2 pike)
3. Regjistri i Pyetje-Përgjigjeve (1 pike)
4. Pasja e faqeve zyrtare të internetit (2 pike)
5. Publikimi i vendimeve të këshillit bashkiak (2 pike)
Dy treguesit e fundit janë kusht dhe indikator për vlerësimin e transparencës pro-aktive, një parim që ligji 119/2014 e thekson posaçërisht. Niveli i implementimit të këtyre treguesve në vitin 2016 rezultonte vetem 31% . Kjo do te thote progresi i arritur në vitin 2017 e kapërcen me mbi 50 % vitin 2016 per te gjitha bashkite e marra se bashku, duke shënuar një standart të lartë dhe shume te mirepritur. Treguesit qe mat metodologjia e INFOCIP jane kuantitavive. Metodologjia nuk vlereson kerkesat per informim ne terma te cilesise. Ne secilin rst kjo do kerkonte mbledhjen e cdo kerkese te pergjigjigjr dhe targetimit e mijera qytetareve, gje qe eshte jashte fokusit te vleresimit te infrastruktures zbatuese te ligjit. cilesine e informacionit te marre e vlereson vete cdo qytetar.
Për të lehtësuar kuptimin nga Media dhe nga publiku të të dhënave që sjell ky studim vlerësues, INFOCIP ka krijuar një sistem pikëzimi që është i njëjtë (analog) me vlerësimin klasik në sistemin tonë arsimor, pra nga 1 deri në 10. Bashkitë me “notat” më të lartë në Vlerësimin e 2017 rezultuan Korca, Tirana dhe Shkodra. Të treja këto bashki përfaqësojnë modele të ndryshme nga njëra tjetra, por megjithatë, kanë mundur të shënojnë tregues të lartë në implementimin e kushteve mundësuese të kuadrit ligjor për të drejtën e informimit.
Secila prej tyre ka shënuar noten 9.9 në vlerësimin e ndërmarrë nga INFOCIP, duke fiksuar tashmë një standard kombëtar sa i takon implementimit të blloqeve që mundësojnë zbatimin efektiv dhe rigoroz të ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Suksesi i tyre meriton të vlerësohet dhe të replikohet, duke i dhënë mundësi edhe atyre që kanë akoma “nota” mesatarë apo edhe jo-kaluese, të marrin modelet më të përparuara dhe t’i adoptojnë sipas specifikës përkatëse.
Per te provuar keto modele, INFOCIP pas prezantimit te gjetjeve te studimit kombetar shpendau edhe Cmimet “Bashki Pro-Transoparences” per vitin 2017, duke ia dorezar kryatreve respektive, sikurse sugjerojne fotot me poshte.
Stafi i INFOCIP deshiron te sqaroje se ka shpendare tre cmime dhe jo sikurse ndonje media e ka keq-raportuar ceremonialin. gjithashtu INFOCIP sqaron se “nota mesatare” eshte nje mesatare kumulative vetem e treguesve te matshem (kuatitative). Per aq sa kjo mund te shkaktoje limitim te gjetjeve te studimit, vlen te theksohet se Indeksi i INFOCIP nuk mat konsultimet me pubikun si tregues i transparences (ato vleresohen ne kuader te nje ligji tjeter, por jo te ligjit 119/2014). Ftojme te gjithe te interesuarit te njihen me gjetjet e studimit, metodologjine dhe kufizimet perkatese duke vizituar faqen tone zyrtare.
Marrja e Çmimit “Bashki Pro-Transparences, 2017” nga kryetarja e Bashkise Shkoder, Znj. Voltana Ademi
Marrja e Çmimit “Bashki Pro-Transparences, 2017” nga kryetari i Bashkise Korce, Z. Sotiraq Filo
Marrja e Çmimit “Bashki Pro-Transparences, 2017” nga kryetari i Bashkise Tirane, Erjon Veliaj
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA