Tirane, 14 Shtator 2017 – INFOCIP prezantoi dje, në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Këshilli i Europës dhe KQZ gjetjet e monitorimit per perdorimin e materialeve te propagandes zgjedhore nga partite politike gjate fushates per zgjedhjet parlamentare te 25 Qershorit 2017. Gjatë periudhës 15-25 Qershor 2017, INFOCIP, anëtare themeluese e Dhomës Zgjedhore, ndërmori një monitorim në terren për të verifikuar kushtet e zbatimit të  Udhëzimit të KQZ nr1/ dt 31/05/2017 ne tre bashki të qarkut Tiranë, konkretisht Tiranë, Kamëz dhe Vorë. Sa i takon bashkisë Tiranë, INFOCIP monitoroi territoret në pjesën Veriore të saj, veri-lindore, Lindore dhe Juglindore (gjithë pjesa e qytetit dhe fshatrat që janë mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”). Pjesa tjetër e kryeqytetit u monitorua nga partnerët në këtë projekt (ISP).

Zona e Kamzës, në të gjitha njësite administrative përbërëse (qytete,, fshat Lokalitet) u mbulua plotësisht me monitorim nga INFOCIP, sikurse edhe bashkia Vorë (plotësisht pjesa urbane dhe 80% e territoreve ruralë të kësaj bashkie).

 

Monitorimi u realizuar në partneritet me Zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë, me Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve si dhe me Dhomën Zgjedhorë (organizatat e saj përbërëse).

 

Për të realizuar një vlerësim koherent dhe objektiv të zbatimit të këtij udhëzimi, INFOCIP vendosi që të disponoheshin paraprakisht:

 

  1. Harta e saktë e lagjeve të qytetit/fshatrave të një bashia të caktuar, në të cilën të jenë të përcaktuar kufijtë ndarës/admistrativë.
  2. Fotot e marra ne terren nga grupet e monitorimit apo vëzhguesve të akredituar në KQZ.
  3. Vlerësimi sistematik i distancave fizike brenda të cilave udhëzimi përcakton vendosjen e materialeve proagandistike zgjedhore.
  4. Kërkesat e vetë subjekteve zgjedhore të depozituara sipas kërkesave të këtij udhëzimi në Bashki, përmes të cilave kjo e fundit vihet në dijeni të numrit të zyrave elektorale në territor.
  5. Çdo e dhënë e vënë në dispozicion nga bashkia lidhur me monitorimin që ajo realizon, konform kërkesave të udhëzimit nr1/ dt 31/05/2017

 

INFOCIP trajnoi dhe nxorri më pas në terren grupet e monitoruesve, të cilët të pajisur me mjete lëvizëse dhe me aparatura dixhitale që dokumentojnë vendodhejen me “geo-location” vunë në zbatimin protokollin e monitorimit. Vlerësimi u bë në dy raunde, me grupe të alternuara, duke konsoliduar në vazhdim rezultatet e vëzhgimit në terren. Në fillim u prioritarizua me mbulim zona urbane e bashkitë e lart-shënuara dhe në pas edhe territoret rurale respektive.

 

 gerti shella 2, infocip keshilli i europes

 

Rezultatet e monitorimit

 

Në territorët e të treja bashkitë të monitoruara, Tiranë, Kamëz dhe Vorë  u vezhguan dhe u dokumentuan me foto:

 

43 zyra te PD

50 zyra te PS

38 zyra te LSI

12 zyra te PDIU

1 zyre e LIBRA

1 zyre e PSD

 

Ne total u dokumentuan me foto dhe geo-location 145 zyra elektorale.

 

  • Ne Bashkine Tirane, ne territorin e marre persiper per mbulim nga INFOCIP (pjesa mbi bulevardin deshmiret e Kombit, pra ne lindje dhe ne jug-lindje te qytetit) gjithsej u vezhguan 15 zyra PD, 28 zyra PS,16 zyra LSI, 9 PDIU,1 LIBRA
  • Ne Bashkine Kamez gjithsej u dokumentuan 22 zyra PD, 13 PS, 10 LSI, 1 PSD dhe 3 PDIU
  • Ne Bashkine Vore u dokumentuan 6 zyra elektrorale te PD, 9 te PS dhe 12 te LSI

 

Nga monitorimi rezultoi se ne pergjithesi udhezimi i KQZ eshte respektuar sa i takon distancave te parashikuara per perdorimin e materialeve propagandistike te partive per objektet e monitoruara nga INFOCIP (neni 2, paragrafi 1). Në asnjë rast të dokumentuar

Nga monitorimi ne terren rezultuan disa raste kur nje subjekt zgjedhor kishte me shume se nje zyre elektorale per lagje/fshat. Konkretisht ne zonen lindore, verilindore dhe juglindore te kryeqyteti Tirane (mbi kufirin urbanistik qe cakton bulevardi qendror), u konstuan 10 raste shkelje të kësaj dispozitë nga subjeti zgjedhor PS, 4 raste te shkeljes nga subjekti zgjedhor PD, , dhe 5 raste nga subjekti zgjedhor LSI.

 

Nga vleresimi rezultoi se subjektet zgjedhore kane bere shkelje te dispozitave te ketij urdherimi sa i takon njoftimit paraprak me shkrim te bashkive sa i takon referimit te adreses se sakte dhe numrit te pergjithshem te pikave te propagandes zgjedhore. Konkretisht rezulton se në Bashkinë Tiranë ka depozituar kërkese konform këtij udhëzimi vetëm subjekti zgjedhor PS. Në bashkinë Kamëz ka depozituar kërkesë conform këtij udhëzimi vetëm subjekti zgjedhor PD. Në bashkinë Vorë ka depozituar kërkese vetëm subjekti zgjedhor PD. Vihet re një tendencë në këtë rast që direktiven e depozitimit të listave e kanë plotësuar ato subjekte zgjedhore të cilat kanë patur afiliacion politik me drejtimin e bashkisë përkatëse. Të gjitha subjektet e tjera zgjedhore që kandiduan në këto tre bashki (qarku Tiranë 13-15 subjekte), nuk e kanë respektuar Udhëzimin nr. 1 të KQZ.

 

Të dhënat për dokumentacionin e depozituar në bashki nga subjektet zgjedhore INFOCIP e ka disponuar përmes aktivizimit të dispozitave të ligjit 119/2014 për të drejtën për informim. Të treja bashkitë të cilat morën kërkesa për këtë qëllim iu përgjigjen me shkrim dhe/ose me email zyrtar, brenda afateve ligjore të lejuar, kërkesave të depozituara nga INFOCIP.

kqz
Nga monitorimi rezultoi se Bashkitë nuk kanë mundur gjithashtu të përmbushin detyrimet e tyre për të autorizuar conform vlerësimevetë tyre paraprake planin e vendosjes së zyrave elektorale sipas listës të paraqitur nga subjektet zgjedhore. Koha e pakët në dispozicion si dhe dinamika e fushatës, në të cilët vetë bashkitë u përshinë në nivel të përfaqësuesve të tyre politike, por edhe klima e çtensionuar parazgjedhore që prodhoi Marrëveshja Politike PS-PD në datë 18 Maj 2017, mund të renditen si disa nga shkaqet e mos-veprimit të bashkive në drejtim të zbatimit të urdhërimeve të KQZ.

 

 

INFOCIP ka konstatuar gjithashtu një defekt edhe në formulimn e vetë Udhëzimit të KQZ sa i takon njësive territorial të referuara si kritere të vendosjes së zyrave të propagandës zgjedhore. Konkretisht, paragrafi 2 i nenit të udhëzimit është i formuluar në këtë formë: Subjektet zgjedhore lejohen të ngrenë jo më shumë se një zyrë elektorale për lagje qyteti ose fshat”.  Aktualisht, bashkitë nuk disponojnë harta të ndarjeve me bazë lagje, por vetëm të njësive administrative. INFOCIP bëri kërkesë pranë zyrës urbanistike të treja bashkive për të disponuar kufijtë e lagjeve, por jko e dhënë ishte e pamundur të gjenrohej në pak kohë që u la në dispozicion të këtij monitorimi. Sa i takon qytetit të Tiranës, koncepti lagje ka humbur me kohë konsistencën e vet dhe sot nuk referohet më. Edhe emrat ë përdoren janë trivialë (psh. “Te Brylli”, “Te 21-shi”).

 

Edhe sa i takon kriterit të KZQ “Një qendrër elektorale për fshat” përsëri i aka krijuar vështirësi në vlerësim. Bashkia Kamëz psh është e përbërë nga dy NJA, Kamëz dhe Paskuqan. NJA Kamëz ka gjithsej 5 lagje, plus Bathorja qe ka 7 lagje me vete, si dhe 5 fshatra perreth, Laknas, Valias, Frutikulturë, Bulçesh, Zall-Mner. Kurse  NJA Paskuqan ka gjithsej 12 lagje. Në këto lagje janë të integruara fshatrat  Babrru Qëndër, Kodër e Kuqe, Shpat, Fushë e Kërçikëve, Kodër Babrru, Paskuqan Fushë, Paskuqan Kodër. Në kushte optimale, konform përcaktimeve të udhëzimit nr.1, dr 31/05/2017 të KQZ, do të duhet që në territorin e bashkisë Kamëz të kënë qenë  vendosur jo më më shumë se 41 zyra elektorale për çdo subjekt zgjedhor. INFOCIP ka kerkuar nga Bashkia Kamez harten e perditesuar te lagjeve, sipas ndarjes me te fundit Administrative-Territoriale.

Në pamundësi për të patur një ndarje në hartë të detajuar me bazë lagje, monitorimi u limitua në kontrastimin e lagjeve/fshatrave në total dhe zyrave/qendrave elektorale të hapura në total.

 

Gjetjet e këtij monitorimi u prezantuan dje nga drejtori I INFOÇIP, Gerti Shella, në një tryesë të rrumbullakët të organizuar nga Këshilli i Europës dhe KQZ në mjediset e Hotel Tirana, në kuadër të projektit  “Veprimi kundër Krimit”. Në tryezën me teme “ Monitorimi i financimit të fushatës zgjedhore” u prezentuan edhe rezultatet e bashkëpunimit të Këshillit të Evropës dhe mbështetjes së ofruar ndaj KQZ-së në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare. Po ashtu u prezantua edhe Dokumenti Teknik i Këshillit të Evropës “Rekomandime për të forcuar dhe përmirësuar kuadrin rregullator, procedural dhe metodologjik të Komisionit Qendror Zgjedhor të Shqipërisë”;

 

Shkarko Raportin ne PDF

 

Shkarko Evidencat e Monitorimit

 

Fjala e kreut te KQZ, Klement Zguri

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim