VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NDËRMJET PROGRAMEVE TË BUXHETIT TË MIRATUAR PËR VITIN 2009, PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në buxhetin e miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për vitin 2009, në programin “Planifikim, menaxhim, Administrim”, të shtohet fondi prej 18 069 667 (tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë, i ndarë për paga 12 228 240 (dymbëdhjetë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e dyqind e dyzet) lekë, për sigurime shoqërore 4 841 427 (katër milionë e tetëqind e dyzet e një mijë e katërqind e njëzet e shtatë) lekë dhe investime kapitale 2 000 000 (dy milionë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga pakësimet në programin “Mbështetje për mbikëqyrjen e tregut, infrastrukturën e cilësisë dhe pronësi industriale”, për institucionin e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me vlerë 18 069 667 (tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë, sipas strukturës buxhetore të miratuar në buxhetin e vitit 2009, për këtë institucion.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
25/03/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA