Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP shpalli sot gjetjet e Raportin Special Monitorues për Gjykatën e Lartë të RSH. Vlerësimi tematik për afatet procedura të shqyrtimit gjyqësor dhe dorëzimit të dosjeve nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vitet 2015 – 2016 u be publik para mediave te shumta te pranishme ne konferencen per shtyp te thirrur per kete qellim.

gerti shella 2

 

Sipas Raportit, i cili realizohet per here te pare mbi kete tematike, Gjatë vitit 2016, Kolegji Administrativ i GJL dha gjithsej 604 vendime gjyqësore. Prej tyre në analizë u morën 575 vendime nga ku rezultoi se vetëm 2 nga 575 çështjet e vendimuara në 2016-ën janë shqyrtuar brenda afatit ligjor 90-ditor (me pak se 0.3%).

Kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështje në Kolegjin Administrativ të GJL gjatë 2016-es rezulton 820 ditë ose 2.2 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 9 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar .

Koha më e gjatë e shqyrtimit gjyqësor për çështjet e vendimuara në vitin 2016 nga Kolegji Administrativ i GJL është 2080 ditë ose 5.7 vjet nga data e regjistrimit të rekursit.

 

Nga analiza e të dhënave, rezulton se, përtej afatit ligjor të lejuar (90 ditë), Kolegji Administrativ i GJL konsumoi më e pakta 419724 ditë për çështjet që vendimoi në vitin 2016. Këto janë afërsisht 1150 vjet. Me fjalë të tjera, subjektet të cilat morën një vendim në dorë gjatë vitit 2016 për çështje administrative në vititn 2016, iu desh më parë të prisnin të gjithë se bashku (për 599 çështje rekursi) mbi 11 shekuj e gjysëm që drejtësia të shërbehej për ta nga Gjykata e Lartë e RSH.

DSC_9777

 

Sa i takon dorezimit ne sekretari te vendimeve, sipas Raportit, nga vlerësimi për vitin 2016, rezulton se, brenda afatit ligjor prej 10 ditësh janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë  vetëm 82 nga 595 vendime të analizuara 14%  e totalit. Pjesa tjetër prej 513 vendimesh ose 86% e totalit dalin jashtë këtij afati.

Nderkohe, per vitin 2015, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit të një çështje në Kolegjin Administrativ të GJL gjatë 2015-ës rezulton të jetë 954 ditë, ose 2.6 vjet. Kjo shifër e tejkalon mbi 10 herë afatin që parashikon ligji 49/2012, i ndryshuar për shqyrtimin gjyqësor të çështjeve administrative në GJL.

Koha më e gjatë e shqyrtimit gjyqësor për çështje të vendimuar në vitin 2015 nga Kolegji Administrativ i GJL është 1889 ditë ose 5.3 vjet nga data e regjistrimit të rekursit.

 

Përtej afatit ligjor të lejuar për shqyrtimin e rekurseve (90 ditë), Kolegji Administrativ i GJL konsumoi më e pakta 616572 ditë për çështjet e vendimuara në vitin 2015. Këto janë afërsisht 1600 vjet ose 16 shekuj të konsumuar përtej afatit ligjor për shqyrtimin e një rekursi administrative në Gjykatën e  Lartë.

Nga vlerësimi rezulton se, brenda afatit ligjor prej 10 ditësh janë dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë  9%  e totalit, ose 65 nga 709 vendimesh të analizuara

 

Monitorimi i realizuar nga INFOÇIP është mbështetur nga National Endowment for Democracy, NED, me seli në Washington D.C, (SHBA) që financohet kryesisht me fonde të Kongresit Amerikan.Të dhënat e këtij monitorimi ekspozojnë për herë të parë për publikun shqiptar situatën shqetësuese të vonesave në Gjykatën e Lartë si dhe përllogarisin nivelin e zbatimit të ligjit nga trupa gjyqësore e kësaj gjykate.

 

Shkarko permbledhesen Ekzekutive

 

Shkarko Raportin e Plote

 


 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim