Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V e n d o s i :

 

1.  Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që  janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Pajovë, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

 

Lista me 30 (tridhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 182 (njëqind e tetëdhjetë e dy).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K r y e m i n i s t r i

SALI  BERISHA
12/03/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim