Botohet ne Fletore Zyrtare ligji i ri per finacat e veteqeverisjes vendore. Hyn ne fuqi ne 5 Qershor 2017
Parlamenti ka miratuar se fundmi Ligjin 68/2017 “Per financat e vetëqeverisjes vendore”. Ligji i ri ka shfuqizuar Ligjin nr. 7776, datë 22.12.1993, “Për buxhetin lokal”, të ndryshuar. Ligji 68/2017 eshte botuar ne fletore zyrtare nr 113/2017 e cila ka ka dale en qarkullim ne date 22 Maj 2017. Ai hyn ne fuqi 15 dite pas botimit, dhe konkretisht ne date 5 Qershor 2017.
Ligji është një domosdoshmëri për zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike dhe Strategjisë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore. Të gjitha këto akte ligjore dhe dokumente strategjike sanksionojnë se thellimi i decentralizimit dhe fuqizimi i qeverisjes vendore mbetet një prioritet.
Ligji përbën një mundësi për të rritur burimet financiare, autoritetin e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe mundësinë e tyre për lëvrimin e shërbimeve kundrejt komunitetit; një mundësi për të rritur parashikueshmërinë, efektivitetin dhe transparencën e të gjitha burimeve të tyre të financimit; një mundësi për të siguruar disiplinë fiskale dhe qartësimin e rolit të Ministrisë së Financave në menaxhimin financiar vendor; si dhe një mundësi për të siguruar dialog më të mirë ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes. Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet projektligjit janë:
• Forcimi i autonomisë financiare, nëpërmjet vendosjes së parimeve të autonomisë fiskale vendore; rritjes së transfertës së pakushtëzuar dhe lidhjes së madhësisë së saj vjetore me një variabël makroekonomik si 1% 4 e Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili pritet të rrisë në mënyrë të ndjeshme të ardhurat, stabilitetin dhe parashikueshmërinë e fondeve të disponueshme për qeverisjen vendore; dhe ndarjen, për herë të parë, të 2% të të ardhurave nga Taksa mbi të Ardhurat Personale (TAP) me qeverisjen vendore;
• Forcimi i disiplinës fiskale, nëpërmjet vendosjes së parimeve, rregullave, proceseve dhe procedurave për hartimin, konsultimin, miratimin, publikimin, zbatimin, rishikimin e buxheteve vjetore dhe afatmesme të njësisë së vetëqeverisjes vendore; nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe procedurave për menaxhimin e situatave të vështirësive financiare dhe paaftësisë paguese;
• Forcimi i dialogut ndërqeveritar, nëpërmjet përcaktimit të proceseve dhe instrumenteve për konsultimin dhe dialogun ndërmjet qeverisjes qendrore dhe vendore, për transferimin e kompetencave dhe të funksioneve, burimeve të financimit dhe marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare në përgjithësi;
• Rritja e transparencës, nëpërmjet përfshirjes së kërkesave ligjore për transparencën dhe nevojën e angazhimit të qytetarëve në vendimmarrje gjatë procesit të hartimit, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të planifikimit strategjik, buxhetimit dhe menaxhimit të fondeve publike vendore në përgjithësi;
• Unifikimi, nëpërmjet harmonizimit të proceseve dhe procedurave për buxhetin vendor me buxhetin qendror dhe hartimit të përkufizimeve të këtij ligji me ligjet e tjera, si ligji për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, ligji për menaxhimin financiar dhe kontrollin etj., si edhe shmangia e përsëritjeve me to.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA