INFOCIP disponon permes te drejtes per informim 157 vendime te keshillit bashkiak VORE te papublikuara
Ne periudhen Janar-Shkurt 2017, ne kuader te nismes “Monitorimi i ligjeve te transparences”, mbeshtetur nga Leviz Albania, INFOCIP ndërmori një vlerësimin të posaçëm në Bashkinë VORE për vlerësimin e konsistencës në publikimin e vendimeve të këshillit bashkiak. Publikimi i tyre është një detyrim që buron nga ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe gjithashtu nga ligji organik 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore”.
Bashkia Vorë, edhe pse ka një faqe zyrtare interneti, nuk publikonte vendimet e këshillit bashkiak. Në faqen e parë, që në vitin 2015 ekzistonte një baner, ku shënohej “Vendimet e Këshillit Bashkiak Vorë”, por klikimi mbi këtë baner conte në një faqe e cila nuk përmbante asnjë vendim të publikuar.
Deri në fund të janarit 2017, ende nuk konstatohej një rikuperim të kënaqshëm i vakumit që ishte krijuar në këtë drejtim. Lidhur me këtë problem që ishte hasur, INFOCIP kishte vënë në dijeni publikisht bashkinë Tiranë.
Për të disponuar vendimet e pabotuara, INFOCIP depozitoi në datë 23 shkurt 2017 një kërkesë për informim për të disponuar vendimet e këshillit bashkiak Vorë që nga momenti I konstituimit të tij. mungonin. Kjo kërkesë, u protokollua nga Koordinatori I të drejtës për Informim, konform rregullave që parashikon ligji 119/2014 “Per te drejten e Informimit”. Kërksat për informimi u përpiliuan në emër të Qendrës për Çështje të Informimit Publik. në kuadër të Nismës së mbështetur nga Lëviz Albania.
Bashkia Vorë iu përgjigj kërkesave për informim brenda afateve ligjore të përcaktuara duke vënë në dispozicion 157 vendime të këshilli bashkiak, të marra që nga momenti I konstituimit. Kjo shënon një shifër rekord dokunetash të marr me nëj kërkesë të vetme për informim në Bashkinë Vorë që nga momenti I konstituimit të saj, pas RAT dhe Zgjedhjeve vendore të vitit 2015.
Me marrjen e tyre, ato u procesuan në Platforëmën Kombëtare VENDIME.AL. Bashkia Tiranë gjithashtu është vënë në dijeni të mungesave te konstatuara dhe pritet plotësimi i vargut indeksues në faqen zyrtare të saj prej vetë stafit të bashkisë.
INFOCIP ka vene ne dispocion te personit pergjegjes per publikimin e vendimeve infrastrukturen e nevojshme per te hedhur online ne menyre autonome vendimet e reja qe do te nxjerre keshilli bashkiak. Gjate muajit Maj 2017 do te behet nej rivleresim i konsistences dhe kapaciteteve per te hedhjen e vendimeve te mbledhjes se Prillit 2017.
Nga vlerësimi i realizuar prej INFOCIP lidhur me motivin e mos-pubikimit të këtyre vendimeve, rezultoi se nga stafi IT i bashkisë ishin bërë përpjekje për t’i publikuar vendimet në faqen zyrtare, por kjo kishte rezultuar e vështirë për shkak të një protokollit teknik të komplikuar që faqja zyrtare e Bashkisë Vorë ka në hedhjen e materialeve (realizuar dhe aktualisht pjesërisht në administrim nga palë të treta).
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA