Raport i Ndermjetem për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Tiranë, 20 shkurt 2017
Raport për mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Tiranë, 20 shkurt 2017
Të parën mbledhje për vitin 2017, Këshilli Bashkiak i Tiranës e zhvilloi më 20 shkurt. Rreth një javë përpara, më 14 shkurt, anëtarët e Këshillit kanë patur në e-mailin e tyre njoftimin bashkë me projektvendimet që do shqyrtohen. E po ashtu, në faqen zyrtare të Bashkisë, tirana.gov.al është pasqyruar njoftimi, me qëllim që qytetarët e interesuar të aplikojnë për të qenë pjesë e saj.
Si mbledhja e parë e vitit, në fund të muajit shkurt, ishin mbledhur një sërë projektvendimesh me rëndësi, mes të cilave:
-
P/Vendim për “Miratimin e listës së studentëve në institucionet e arsimit të lartë publik, që përfitojnë bursë shteti për vitin shkollor 2016-2017”
-
P/Vendim për “Miratimin e listës së nxënësve në institucionet arsimore publike që përfitojnë bursë shteti për vitin shkollor 2016-2017”
-
P/Vendim për “Miratimin e programit ‘Fondi i Komuniteteve”
-
P/Vendim për “Miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2014”
-
P/Vendim për “Miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2015”
-
P/Vendim për “Shprehjen e pëlqimit në parim për dhënien me qira të pasurisë me nr.745 dhe 744/2 të llojit ‘Pyll’ të ndodhur në Njësinë Administrative, Petrelë”
-
P/Vendim për “Kalimin e veprave hidrike të ujësjellës-kanalizime, të aktiveve të qëndrueshme të patrupëzuara, të trupëzuara dhe aktivet qarkulluese, për të cilat gëzon të drejtën e pronësisë ose të drejta të tjera të ligjshme, në administrim të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime TIranë Sh.A”
-
P/Vendim për “Disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nkr.59, datë 30.12.2015 për “Sistemin e Taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”
-
P/Vendim “Për miratimin dhe zbatimin e programit social të strehimit ‘Subvencionimi i interesave të kredisë’, hartuar sipas Udhëzuesit Operacional për Zbatimin e Programit Social të Strehimit ‘Për subvencionimin e interesave të Kredisë”
-
P/Vendim për “Shtesë në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.32, datë 23.05.2016 ‘Për kalimin e disa pronave në administrim të Tirana Parking”
-
P/Vendim për “Një ndryshim Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.21 datë 18.07.2012 për ‘Miratimin e anëtarësimit dhe financimit të kuotës së anëtarit të asociuar të Bashkisë së Tiranës në Eurocities, rrjeti i qyteteve më të mëdha evropiane’”
-
P/Vendim për “Një ndryshim në mënyrën e pagesës për bandën dhe ansamblin folklorik të ‘Qendrës kulturore Tirana’”
-
P/Vendim “Për ndryshimin e një anëtarëi në Këshillin Artistiko-kulturor, të aprovuar me Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.21, datë 23.05.2016”
-
P/Vendim “Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak, nr.216, datë 14.11.2000 për ‘Miratimin e simboleve të Bashkisë së Tiranës’”
-
P/Vendim “Për vendosjen e skulpturës ‘Ëndrra fëmijërie’ në parkun 1km (ish-fusha e aviacionit)
-
P/Vendim “Për vendosjen e një pllake përkujtimore në murin e Komisariatit nr.3 në nderim të profesorit të shquar polak Stanisllav Zuber me rastin e 70-vjeotrit të vdekjes”
-
P/Vendim “Për emërtimin e një biblioteke bashkiake me emrin e ‘Musine Kokalari’”
-
P/Vendim për “Vendosjen e një pllake përkujtimore në kujtim të takimit historik të përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës me qeverinë e dalë nga Kongresi Historik i Lushnjës, shkurt 1920”.
Në orën e parë të mbledhjes, anëtarët e djathtë në Këshillit e bojkotuan atë pasi nuk ranë dakord për rendin e ditës, duke kërkuar që disa projektvendime të shtyheshin.
Thuajse të 18 projektvendimet ishin në favor të mbështetjes së shtesave në nevojë. Për herë të parë, Bashkia kryeqytetase mori vendimin për ndarjen e 1 mijë kredive të buta, tërësisht me buxhetin e saj (95 milionë lekë) duke miratuar edhe udhëzuesin mbi bazën e të cilit aplikuesit do të përzgjidhen. Rreth dy muaj larg vendimit, duhet nënvizuar se aplikimet vazhdojnë e paralelisht me të po bëhet edhe seleksionimi. Sakaq, fushata informuese e Bashkisë, e detyrueshme dhe e parashikuar në udhëzuesin operacional, nuk është zhvilluar. Ndonëse të interesuarit kanë aplikuar drejtpërdrejt në Bashkia apo zyrat e njësive administrative, kushti i botimit të procedurës në të paktën dy media nuk është përmbushur.
Një tjetër vendim me rëndësi ishte ai për ndarjen e 1048 bursave për nxënësit e shkollave dhe studentët e universiteteve. Lista është pasuruar me katër përfitues më vonë, pas ankesës së këshilltarëve të LSI për afatin e shkurtër të aplikimeve për bursë.
Në mungesën e opozitës, mbledhja e nisur në orën 17:00 mbaroi në më pak se tre orë dhe të gjitha projektvendimet kaluan pa debate.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA