Ne periudhen Shkurt- Mars 2017, ne kuader te nismes “Monitorimi i ligjeve te transparences”,  mbeshtetur nga Leviz Albania, INFOCIP ndërmori një vlerësimin të posaçëm në Bashkinë Tiranë për vlerësimin e konsistencës në publikimin e vendimeve të këshillit bashkiak. Publikimi i tyre është një detyrim që buron nga ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe gjithashtu nga ligji organik 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore”.

 

Bashkia Tirane ka patur nje sistem konsistent deri ne vitin 2011 te publikimit te vendimeve të këshillit bashkiak. Deri ne fund të vitit 2016 konsistenca e botimit të vendimeve të këshillit bashkik Tiranë ishte në rënie deri në masën që në faqen zyrtare filluan të nuk publikoheshin më vendime. Nga vlerësimi I INFOCIP, vendimet e mbledhjes së fundit për vitin 2016, e mbajtur në 29 Dhjetor nuk ishin të hedhura në faqen e internetit. Në këtë mbledhje u miratuan gjashte vendime shumë të rendëësishme,  mes të cilave , “Miratimi i planit të përgjithshëm vendor për bashkinë e Tiranës” dhe “Programi buxhetor afatmesëm 2017-2019 dhe detajimi i buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017”.

 

Deri në fund të janarit 2017, ende nuk konstatohej një rikuperim të kënaqshëm i vakumit që ishte krijuar në këtë drejtim. Lidhur me këtë problem që ishte hasur, INFOCIP kishte vënë në dijeni publikisht bashkinë Tiranë.

 

Në vlerësimin e dyte, ate te muajit Prill 2017, INFOCIP konsatoi që databaza e vendimeve të këshillit kishte filluar të rikuperohej me ritme të shpejta. Stafi i caktuar për këtë detyre nga Bashkia Tiranë ka publikuar deri në mes fund të muajit shkurt 2017 vendime të këshillit bashkiak që nga periudha e para-ndarjes administrative.

 

INFOCIP ndërmori një vlerësim të konsistëncë së vargut indeksues të vendimeve të këshillit bashkiak Tiranë për vitin 2015, 2016 dhe 2017, të cilat  përkojnë ehe më kohën e ushtrimit të mandatit të këshillit pas Ndarjes së re Admisnitrative. Nga vlerësimi rezultoi se vargut indeksues ishte I paplotë dhe se mungonin vendimet e më poshte:

 

  • VITI 2015 – vendimet nr: 13, 29, 33, 47, 48, 49, 53, 54, 55, 56, 57;
  • VITI 2016 – vendimet nr: 1, 2, 3, 4, 5, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 41, 42, 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 84, 85,
  • VITI 2017 – vendimet nr: 1, 2, 20, 23.

Për të disponuar vendimet të cilat vijonin të ishin të pabotuara ende, INFOCIP depozitoi kërkesë për informim për të disponuar vendimet e këshillit bashiak që mungonin. Kjo kërkesë, u protokollua konform rregullave që parashikon ligji 119/2014 “Per te drejten e Informimit”. Për të vlerësuar objektivisht gadishmërinë e institucionit të Bashkisë Tiranë, kërksat për informimi u përpiliuan në emër personal të anëtervë dhe bashkëpunëtoreve të ekipit të INFOCIP, në kuadër të Nismës së mbështetur nga Lëviz Albania.

 

Bashkia Tiranë iu përgjigj kërkesave për informim brenda afateve ligjore të përcaktuara duke vënë në dispozicion vendimet e kërkuara. Me marrjen e tyre, ato u procesuan në Platforëmën Kombëtare VENDIME.AL. Bashkia Tiranë gjithashtu është vënë në dijeni të mungesave te konstatuara dhe pritet plotësimi i vargut indeksues në faqen zyrtare të saj prej vetë stafit të bashkisë.

 

infocip, bashkia tirane e drejta e informimit

 

Mbi bazën ligjore dhe legjitimitetin

 

Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore i ka kushtuar një vëmëndje të posacme publikimit të vendimeve të këshillit bashkiak. KREU VI i këtij ligji titullohet “Transparenca, Konsultimi dhe Pjesëmarrja Qytetare”.  Nenet e këtij kreu, përvecse bëjnë përcaktime të qarta lidhur me detyrimin e organeve vendore për të shpallur dhe njoftuar efektivisht subjektet mbi aktet që ato nxjerrin. Konkretisht, neni 15, pika 1 dhe 2, përcaktojnë shprehimisht se :

 

  1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore garantojnë transparencën e veprimtarisë së tyre.
  2. Çdo akt i organeve të vetëqeverisjes vendore publikohet në faqen zyrtare të internetit të njësisë vendore dhe afishohet në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike.

 

Neni 18[1], pika 3 përcakton shprehimisht se  “Aktet e këshillit publikohen në faqen zyrtare të internetit dhe afishohen në vende publike, të caktuara nga këshilli me akses të lirë publik, brenda territorit të njësisë vendore dhe, sipas mundësive, këshilli cakton edhe forma të tjera të publikimit të tyre. Informimi i publikut në çdo bashki bëhet në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit dhe rregullat e përcaktuara nga vetë këshilli përkatës për këtë qëllim.”VENDIME LOGO

 

Edhe neni 19 “E drejta e kërkesës, ankesës dhe vërejtjes”, përcakton shprehimisht se  1. Çdo qytetar apo grupe që përfaqësojnë komunitetet kanë të drejtë t’u drejtojnë kërkesa, ankesa apo vërejtje organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e njësisë së vetë- qeverisjes vendore. 2. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara t’i marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat apo vërejtjet dhe të kthejnë përgjigje brenda afateve të përcaktuara me ligj.

 

Shkarko Raportin Special ne PDF

[1] Seancat e këshillimeve me bashkësinë

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim