RAPORT SPECIAL: Koordinatori i Transparencës, bashkite Tiranë, Kamëz, Vorë
Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore i ka kushtuar një vëmëndje të posacme transparencës se bashkive me publikun. KREU VI i këtij ligji titullohet “Transparenca, Konsultimi dhe Pjesëmarrja Qytetare”. Nenet e këtij kreu, përvecse bëjnë përcaktime të qarta, referojnë në mëse një rast ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” si dhe ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Neni 15 i ligjit për vetëqeverisjen vendore titullohet “Transparenca e veprimtarisë së njësive të vetëqeverisjes vendore”. Ne piken 3 te tij, ky nen përcakton nder tw tjera se Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin e transparencës
Për të vlerësuar zbaltimin e kesaj dispozite te nenit 15 të ligjit 139/2015, është i domosdoshëm vlerësimi i caktimit te Koordinatorit të Transparencës., siaps parashikimit ne kete rast qe permban ligji 119/2014 “Per te Drejten e Informimit”’ Ky ligj i cakton Autoritetit Publik, në rastin konkret bashkive Tiranë, Kamëz dhe Vorë, detyrimin për caktimin e ketij personeli te posaçem.
Koordinatori është person kyç në implementimin e kërkesave të ligjit dhe që mban përgjegjesi direkte në rast mos-përmbushjeje. Koordinatori për të drejtën e informimit i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik; krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit; bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj; regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre; dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
Të dhënat koordinatorit duhet të afishohen publikisht, pa kërkesë dhe në faqen zyrtare të bashkisë (neni 7/1, germa “ç”). Nga të dhënat rezulton se të treja bashkitë, respektivisht Tirane, Kamez, Vore, kanë caktuar koordinator të informimit publik dhe të dhënat e tyre nominale dhe kontaktet respektive janë të afishuara në faqen zyrtare të internetit të secilës bashki, sikurse e konfirmon edhe tabela e mëposhtme.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA