RAPORT SPECIAL: Programet e transparencës, bashkite Tiranë, Kamëz, Vorë
Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore i ka kushtuar një vëmëndje të posacme transparencës se bashkive me publikun. KREU VI i këtij ligji titullohet “Transparenca, Konsultimi dhe Pjesëmarrja Qytetare”. Nenet e këtij kreu, përvecse bëjnë përcaktime të qarta, referojnë në mëse një rast ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” si dhe ligjin Nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Neni 15 i ligjit për vetëqeverisjen vendore titullohet “Transparenca e veprimtarisë së njësive të vetëqeverisjes vendore”. Ai përcakton shprehimisht se :
- Njësitë e vetëqeverisjes vendore garantojnë për publikun transparencën e veprimtarisë së tyre.
- Çdo akt i organeve të vetëqeverisjes vendore publikohet në faqen zyrtare të internetit të njësisë vendore dhe afishohet në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike.
- Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin e transparencës dhe të miratojë programin e transparencës, duke siguruar akes nga të gjithë, veçanërisht nga shtresat më të varfra të komunitetit, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për të drejtën e informimit.
Për të vlerësuar zbaltimin e nenit 15 të ligjit 139/2015, është i domosdoshëm vlerësimi me pare i programit të transparencës. Program Transparence quhet dokumenti që përmbledh tërësinë e informacioneve që duhet të jepen në mënyrë aktive nga bashkia pa kërkesë[1]. Sipas ligji 119/2014, autoriteti publik, jo më vonë se 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit ose nga krijimi i tij, ka detyrimin ligjor te verë në zbatim një program institucional të transparencës, ku përcaktohen kategoritë e informacionit që bëhet publik pa kërkesë dhe mënyra e bërjes publike të këtij informacioni (neni 4/1). Në rastin e bashkive, ky program miratohet si fillim me vendim të këshillit bashkiak.
Në përgatitjen e projekt-programit të transparencës, bashkia mban parasysh interesin më të mirë të publikut dhe sidomos: a) garantimin e njohjes maksimale me informacionin publik; b) vënien në dispozicion pa kërkesë të sa më shumë informacioneve, në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informacion; c) modelet e miratuara për kategorinë e autoritetit publik nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas nenit 6 të ligjit 119/2014.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale miraton dhe shpërndan modele të programeve të transparencës për kategori të ndryshme të autoriteteve publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale (neni 6). Sipas udhëzimeve online[2], të bëra publike nga autoriteti mbikqyrës, programet e transparencës duhet të jenë krijuar në çdo bashki që pas datës 6 maj 2015 dhe duhet të jenë publikuar në faqet e tyre të internetit.
Shkarko Raportin e plotë ne PDF
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA