Publikimi i vendimeve të këshillit bashkiak është një detyrim që buron nga ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe gjithashtu nga ligji organik 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore”. Ne prill 2017, ne kuader te nismes “Monitorimi i ligjeve te transparences”,  mbeshtetur nga Leviz Albania, INFOCIP ndërmori vlerësimin e dytë të posaçëm në bashkinë Tiranë, Kamës dhe Vorë për publikimin e vendimeve të këshillit bashkiak.
Nga vlerësimi i ndërmarrë , rezulton se të treja bashkitë, Tiranë Kamëz dhe Vorë kanë të publikuar në faqet e tyre zyrtare ne internet vendimet e keshillave bashkiakë respektivë. Përveç Tiranës, dy bashkitë e tjera Kamza dhe Vora janë asistuar nga INFOCIP për të përmbushur këtë detyrim ligjor duke iu vënë në dispozicion platformën kombëtare VENDIME.AL, e cila është i integruar në faqe dhe përditësohet rregullisht.

 

Bashkia Tiranë

monitorimi INFOCIP TiraneBashkia Tirane ka patur nje sistem konsistent deri ne vitin 2011 te publikimit te vendimeve të këshillit bashkiak. Deri ne vitin 2015 konsistenca erdhi në rënie deri në momentin kur në faqen zyrtare nuk publikoheshin më vendime. Deri në shkurt të vitit 2016, ende nuk kishte një rikuperim të kënaqshëm të vakumit që ishte krijuar në këtë drejtim. Në monitorimin kombëtar të ndërmarrë nga INFOCIP për të drejtën e informimit në 61 bashkitë e reja të krijuara pas RAT, bërë publik në 3 Maj 2016, Bashkia Tiranë arriti të grumbullonte “0” pikë nga “2” të mundshmësa i takon publikimit online të vendimevetë këshillit bashkiak. Situata problematike u njoh nga administrata e Këshillit / Bashkisë.  Publikimi i vendimeve të këshillit bashkiak u rikuperua me ritëm të kënaqshën në Janar 2017, por gjithsesi me disa ndërprerje në vargun indeksues.

Në vlerësimin e muajit Prill 2017, INFOCIP depozitoi kërkesë për informim për të disponuar vendimet e këshillit bashiak që mungonin. Kjo kërkesë, u protokollua konform rregullave dhe, në përgjigje të saj, u morën vendimet e munguara. Këto vendime, janë tashmë të publikuara në databazën kombetarë VENDIME.Al. Bashkia Tiranë gjithashtu është vënë në dijeni të mungesave te konstatuara dhe pritet plotësimi i vargut indeksues në faqen zyrtare të saj prej vetë stafit të bashkisë.

 

Bashkia Kamëz

pas montorimit te vendimarrjes se kesghillit Bashkiak KamezBashkia Kamëz nuk ka patur një sistem koherent të publikimit të vendimeve deri në Gusht 2016. Në kuadër të ndërveprimit me aktore të shoqërisë civile, Bashkia Kamëz pranoi të bëhej pjesë e programit Kombëtar të publikimit online të vendimeve përmes platformës VENDIME.AL. Nga ky moment, vendimet janë publikuar me rregullsi dhe në varg të pandërprerë indeksues, sipas vitit kalendarik.

Vendimet e këshillit bashkiak Kamëz procesohen për botim me vonesë, pasi ato kthehen nga Prefekti, pothuajse me një ritëm sitematik. Kjo ka detyruar këshillit Bashkiak të mblidhet shpelsh dy herë në muaj për të riakluar vendimet e kthyera nga Prefekti. Vlen të theksohet se një fenomen i tillë, i kthimit frekuent të VKB për ri-votim haset rrallë dhe nuk është një praktikë për t’u lavdëruar. Në asnjë rast pas ri-votimit të vendimeve, prefekti nuk ka inicuar veprime të mëtejshme gjyqësore, sikurse e parashikon ligji. Nga an tjetrë, bashkia Kamëz ka paditur në Gjykatë Administriative Prefektin e Tiranës, për shkaqet e paraqitura më sipër.

 

Bashkia Vorë

Monitorimi i vendimeve VoreSa i takon Bashkisë Vorë, vendimet e këshillit bashkiak janë të publikuara online përmes Paltformës Kombëtare VENDIME.AL. Baneri është i pozicinuar dukshëm në faqen e parë të websiti-it zyrtar. Deri në datë 29 Shkurt 2017, vendimet e këshillit bashkiak kanë qenë të pa-publikuara në faqen e internetit. Disponimi i tyre realizohej përmes zyrës së informacionit në bashki. Nga vlerësimi i realizuar në terren, rezulton se nga stafi IT i bashkisë ishin bërë përpjekje për t’i publikuar vendimet në faqen zyrtare, por kjo kishte rezultuar e vështirë për shkak të një protokollit teknik të komplikuar që faqja zyrtare e Bashkisë Vorë ka në hedhjen e materialeve (realizuar dhe aktualisht pjesërisht në administrim nga palë të treta).

Në datë 20/4/2017, INFOCIP depozitoi pranë bashkisë Vorë kërkesë për informim, bazuar në ligjin 119/2014 për të disponuar vendimet e këshillit bashkiak që nga momenti i konstituimit të këshillit të ri, pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Kjo kërkese u plotësua në kohë nga Bashkia.  Me marrjen e serisë vjetore të vendimeve, INFOCIP i procesoi ato në platformën kombëtare VENDIME.AL. Duke njohur edhe vështirësinë teknike të hedhjes së tyre në faqen zyrtare të kësaj bashkia, INFOCIP ftoi bashkinë Vorë të përdorte këtë sistem për përmbyshjen e detyrimit ligjor për të publikuar gjate vleresimit te vendimeve te keshillave bashkiake 1vendimet online, kërkesë e cila u pranua me kënaqësi. Aktualisht, të gjitha vendimet e reja procesohen normalisht për publikim online, edhe në mënyrë të decentralizuar. Aktualisht baneri eshte i pozicionuar ne faqen e pare te ëebit zyrtar te bashkise.

INFOCIP ka vene ne dispocion te personit pergjegjes per publikimin e vendimeve infrastrukturen e nevojshme per te hedhur online ne menyre autonome vendimet e reja qe do te nxjerre keshilli bashkiak. Gjate muajit Maj 2017 do te behet nej rivleresim i konsistences dhe kapaciteteve per te hedhjen e vendimeve te mbledhjes se Prillit 2017.

 

shkarko raportin ne PDF

Kerkese per informim Bashkise Vore

Kerkesat per informim Bashkise Tirane

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim