I.Konsiderata të përgjithshme

 

Mbledhja e këshillit bashkiak Vorë e muajit shkurt 2017 u mbajt në datën 23.02.2017 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Në mbledhje morën pjesë 19 antarë të këshillit bashkiak nga 21 antarë gjithsej. Në mbledhje mori pjesë edhe kryetari i bashkisë Vorë z Fiqiri Ismaili. Thirrja e mbledhjes ishte bërë nëpërmjet njoftimit me shkrim për çdo këshilltar, ku njoftohej data, ora, vendi i mbledhjes dhe rendi i ditës, të shoqëruara këto edhe me materialet përkatëse për shqyrtim. Sipas pikave të rendit të ditës ishin përgatitur edhe relacionet të shoqëruara me project/vendimet përkatëse. Në mbledhje mernin pjesë edhe specialistët e drejtorive dhe sektorëve që do të referonin dhe do të miratonin project/vendimet sipas pikave të rendit të ditës. Punonjësit e administratës së bashkisë dalloheshin nga karta (matrikulli) që mbanin në veshjen e tyre. Proces verbali i mbledhjes mbahet nga një specialiste që e ka miratuarmë parë këshilli bashkiak. Çdo antar i keshillit bashkiak është paisur me kartonat pro, kundër dhe abstenim, posaçërisht me ngjyrë jeshile, të kuqe dhe të bardhë. infocip, vore, keshilli bashkiak 2

II.Çelja e mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Kryetarja e këshillit bashkiak znj. Vera Thana bën prezencë e antarëve të këshillit bashkiak duke i thirur emër për emër. Pas prezencës njeh antarët me konfirmimin nga ana e prefektit të qarkut Tiranë të vendimeve të këshillit bashkiak të mbledhjës paraardhëse. (muajit janar 2017).
Para miratimit të rendit të ditës kryetarja e këshillit i jep fjalën z Gerti Shella drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik INFOCIP, i cili krahas trajtimit të çështjeve në vazhdimësi të projektit LEVIZALBANIA në bashkinë e Vorës, mori përsipër që të gjitha vendimet e këshillit bashkiak Vorë të miratuara pas konstituimit të këtij këshilli dalë nga zgjedhjet vendore të 23 qershorit 2015, ti publikojë në Arkivën Kombëtare të Këshillave Bashkiakë të Shqipërisë VENDIME.AL pa asnjë shpenzim financiar nga kjo bashki. Me këtë publikim bashkia Vorë futet krahas bashkive të tjera të Shqipërisë, ku vendimet e këshillave bashkiakë janë lehtësisht të aksesueshëm dhe mundësi njohjeje nga cilido qytetar që dëshiron të njihet me këto vendime.
III.Rendi i ditës i mbledhjes
Kryetarja e këshillit bashkiak njeh këshilltarët me rendin e ditës të mbledhjes. Rendi i ditës ishte njoftuar me pesë pika (çështje) dhe tek pika të ndryshme shtohen edhe dy çështje të tjera. Materialet e pikës tëndryshme u shpërndanë në mbledhje. Këshilli bashkiak miraton me vota të plota rendin e ditës.
Pas trajtimit dhe diskutimit të çështjeve sipas rendit të ditës, në mbledhje u morën pesë vendime. Vendimet u morën me vota të plota, përveç një vendimi i cili u mor me dy vota kundra. Vendimet e mara në këtë mbledhje janë si më poshtë:

Vendim i Këshillit Bashkiak Vorë nr 07 datë 23.02.2017
“PER PROPOZIM PER DHENIEN E NDIHMES EKONOMIKE PER PERIUDHEN 1-28.02.2017”

Vendim i Këshillit Bashkiak Vorë nr 08 datë 23.02.2017
“MBI DHENIEN E PAGES SE PAAFTESISE SE KUFIZUAR DHE INVALIDEVE TE PUNES PER PERIUDHEN SHKURT 2017”

Vendim i Këshillit Bashkiak Vorë nr 09 datë 23.02.2017
”MBI MIRATIMIN E DHENIES SE NDIHMES FINANCIARE FAMILJES SE Z.ALTIN HASA”

Vendim i Këshillit Bashkiak Vorë nr 10 datë 23.02.2017
”MBI MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NE BUXHETIN E BASHKISE VORE PER VITIN 2017-2019”

Vendim i Këshillit Bashkiak Vorë nr 11 datë 23.02.2017
”MBI MIRATIMIN E NJE SHTESE NE NUMERIN EPUNONJESVE TE BASHKISE VORE DHE NJESIVE ADMINISTRATIVE”INFOCIP ndjek mbledhjen e keshillit bashkik Vore

IV.Mbështetja ligjore

Vendimet e marra në këtë mbledhje të këshillit bashkiak Vorë janë bazuar në ligjin 139/2015 “Për Vetëeverisjen Vendore” neni 54 Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak.
Votimi. Votimi i vendimeve të këshillit bashkiak Vorë u bazua në nenin 55 te këtij ligji.
Për sa i përket vendimit nr 10 date 23.02.2017 ”MBI MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NE BUXHETIN E BASHKISE VORE PER VITIN 2017-2019” mendojmë që në mbështetjë të ligjit nr 139/2015 “për Vetëqeverisjen vendore”duhej të zbatohej Neni 18 Seancat e këshillimeve me bashkësinë
1. Këshilli bashkiak ose këshilli i qarkut, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca këshillimi me bashkësinë, të cilat janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenet 54, shkronjat “a”, “dh”, “e”, “f” dhe “k”, dhe 77, shkronjat “a”, “dh”, “e”, “f” dhe “k”, të këtij ligji.
2. Këshillimi me publikun, në çdo rast, bëhet sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit, duke përdorur një nga format e nevojshme, si takimet e hapura me banorët e grupet e interesit, takime me specialistë, me institucione të interesuara dhe organizata jofitimprurëse ose nëpërmjet marrjes së nismës për organizimin e referendumeve vendore.
Por duke qënë se në rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me disa ndryshime në buxhet dhe se kur është miratuar buxheti i bashkisë Vorë, neni 18 është marrë në konsideratë, kjo nuk mund të quhet mungesë e seancës të këshillimit me bashkësinë.
Gjykojmë se për vendimet nr 10 dhe 11 të këtij këshilli duhej të ishte mbledhur komisioni ekonomik i këshillit, i cili duhej të shqyrtonte paraprakisht relacionet dhe project/vendimet përkatëse dhe të dilte me konkluzione në mbledhjen e këshillit, pasi presupozohet që komisioni ekonomik i shqyrton me kompetencë çështjet dhe ndihmon antarët e këshillit në vendimarrjen e tyre.
Këto vrejtje dhe konsiderata INFOCIP, do ti trajtojë me drejtuesit e këshillit bashkiak me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të aktivitetit të këshillit bashkiak dhe një transparencë, njohje dhe pjesmarrje më të madhe të komunitetit në proceset e vendimarrjes dhe zbatimit rigoroztë ligjit.

Perpiloi raportin, Ymer Hoxha

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim