AKIP kerkon nga Prokurori i Pergjithshme informacion lidhur me trafikimin e mbetejeve te rrezikshme ne Shqiperi
AKIP (Aleanca kundër Importit të Plerave) ka reaguar sot me shqetësim ndaj lajmeve per trafik ilegal te mbetjeve te rrezikshme te cilat mund te jene groposur ne territorin e Republikes se Shqiperise. AKIP i ka derguar nje leter-kerkese Prokurorit te Pergjithshem, Adriatik Llalla, ku i kerkon te shprehet publikisht nese institucioni qe ai drejton ka dijeni lidhur me nje trafikim te somundshem gjate tranzitimit te konteniereve me origjine nga Italia drejt Maqedonise. INFOCIP shpreh solidarizim te plote me kerkesen e AKIP adresuar ndaj organit qendror te akuzes ne Republiken e Shqiperise. Me poshte jepet i plote teksti i letres se AKIP:
Drejtuar : Prokurorit te Pergjitheshem z. Adriatik LLALLA
I nderuar zoti Prokuror i Pergjithshem,
Nisur nga informacionet mediatike qe jane shperndare se fundmi dhe qe natyrshem kane shqetesuar mbare opinionin publik shqiptar, si dhe bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Konventat Nderkombetare te ratifikuara , Ligjin per te drejten e Informimit si dhe ne Nenin 6, paragarafi I pare i Ligjit 8737 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË , Ne si Aleance Kunder Importit te Plehrave ( AKIP) qe objekt kryesor kemi pikerisht mjedisin dhe respektimin e ligjit ne kete fushe, kerkojme te informohemi per :
1. A ka dijeni ose indicie, direkt ose indirekt, Prokuroria e Republikes se Shqiperise ne lidhje me Kontenieret e Mbetjeve qe dyshohet se nuk kane respektuar proceduren tranzit, por kane mbetur ne territorin e Republikes se Shqiperise prej Tetorit 2014 deri me sot
2. Ekziston prane Jush ndonje proces penal ne lidhje me kete veper penale.
Do vleresomin dinamiken e pergjigjes ne kohe nga ana Juaj, duke patur paresor jo vetem te drejten e informimit por kryesisht emergjencen qe ka kjo ceshtje me shume impact ne shendetin e shtetasve shqiptar.
Me respekt AKIP
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA