Vjollca Meçaj e KSHH i pergjigjet kreut te KQZ: Referendumi eshte e drejte kushtetuese dhe jo mekanizem populizmi
Tryeza Kombetare për Nismën Referendare u adresua edhe nga znj.Vjollca Meçaj, perfaqësuese e lartë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe njëkohësiht ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, ushtrimi direkt i demokracisë nuk është një argument populist, por një e drejtë kushtetuese, e parashikuar qartësisht nga neni 2 i Kushtetutës sw Shqiperise. Ky nen përcakton shprehimisht se “Populli e ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”.
Mungesa e një kuadri ligjor të plotë që ta bëjë Kushtetutën të zbatueshme është një mangësi e punës së Kuvendit, dhe një tregues i tendencës për kontroll absolut mbi sferën e vendimarrjes demokratike. Sipas kryetarit të KQZ, Denar Biba, i cili referoi në hapje të aktivitetit, referendumi si procedure mbart riskun për ta shndërruar vendimarrjen demokratike në një vendimarrje populiste.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA