Prof. Aurela Anastasi: Parashikimet ligjore per referendumin nuk e kane vendin ne Kodin Zgjedhor. Duhet ligj i posaçëm
Nje pjese e rendesishme e analizes ne Tryezen Kombetare per Referendumet,zhvilluar nga INFOCIP, u soll nga konstitucionalistja e njohur Prof. Aurela Anastasi, si nje elaborim i metejshem i vleresimeve te ndermarra me pare ne kuader te eformes ne drejtesi. Sipas konstitucionalistets Anastasi, duke bërë një bilanc të shkurtër në vitet e zhvillimit të demokracisë tranzitore, konstatohet se në Shqipëri eshte zhvilluar nje referendum për miratimin e Kushtetutave dhe për përzgjedhjen e formës së qeverisjes. Por, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi dhe me pas u “ratifikua” me Referendum Popullor, nuk kemi pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse kemi pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre.
Prof. Aurela Anastasi ka sjelle ne referatin e saj (me poshte ne audio video) nje analize te plote te kufijve kushtetues per zhvillimin e referendumeve, format e kontrollit adminsitrativ dhe atij kushtetues te nismes referendare.
Nder konkluzinet e paraqitura prej saj, heshtja ndaj funksionit të organizatave joqeveritare në ndërmarrjen e nismave legjislative dhe atyre referendare, veçanërisht në fazat paraprake të ushtrimit të nismës, konsiderohet e pavend. Sipas saj, roli i organizatave jo-qeveritare për nxitjen dhe zhvillimin e një nisme të drejtpërdrejtë duhet te gjeje pasqyrim ne ligj.
Kjo mund të realizohet përmes akteve ligjore ose administrative që rregullojnë procesin e mbledhjes së firmave, si dhe përmes pasqyrimit të kontributit të tyre në relacionet shpjeguese të ligjit, me qëllim që të mos humbasë dëshmia historike e zhvillimit të nismës së nxitur dhe mbështetur nga organizata të ndryshme. Këto rregullime nuk mund të cenojnë aspak autonominë dhe pavarësinë e nismëtarëve dhe firmëtarëve, por njëkohësisht mund të ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e nismave dhe efektivitetin e tyre.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA