INFOCIP ORGANIZON KONFERENCEN KOMBETARE MBI REFERENDUMET, KONSULTIMET DHE NISMAT LIGJORE
INFOCIP organizoi ne date 15 Nentor 2016 Tryezen Kombetare per REFERENDUMET, në të cilët mblodhi te gjithë aktorët shqiptare te interesit, nga shoqeria civile dhe nga strukturat institucionale shteterore, për të vlerësuar në mënyrë përfundimtare mjedisin mundësues për referendumet dhe nismen ligjore nga zgjedhësit dhe per te nisur procesin e draftimit te nje ligji per referendumet ne RSH, ne respekt te Kushtetutës.
Fjala hapëse në këtë Konferencë u mbaj nga Z. Gerti Shella, drejtor i INFOÇIP, i cili shpjegoi qellimin e Nismes Kombetare per Referendumin dhe kerkoi mbeshtetjen nga i gjithe sektori i shoqerise civile ne vend si dhe nga cdo qytetar i angazhuar ne debatin publik per adresimin e nevojes per te patuar demokraci direkte ne shqiperi dhe nje mjedis ligjor mundesues.
Ne Konferencën e organizuar nga INFOÇIP mori pjese edhe kryetari i sapo-zgjedhur i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Denar Biba, i cili, ne fjalen e tij, njohu vështirësinë e mbajtjes së referendumeve me përcaktimet ligjore aktuale, të cilat ekzistojnë kryesisht në Kodin Zgjedhor. Ai theksoi domosdoshmerine e krijimit te nje kuadri te ri ligjor mundesues ne RSH i cili e nxjerr nismen referendare nga Kodi Zgjedhor duke i dhene nje hapesire te dedikuar normimit te vendimarrjes direkte ne jne ligj te posacem per referendumet (diskutimi i kreut te KQZ, z. Denar Biba ne audio dhe video).
Konsitucionalistja Aurela Anastasi falenderoi qe ne fillim te fjales se saj INFOCIP dhe Olof Palme Center per perpjekjen per te koordinuar aktoret e shoqerise civile ne nje konference te posacme per kuadrin ligjor mundesues per demokracine direkte. Ajo analizoi me pas pamundësinë totale qe ka sot Shqiperia për të aktivizuar mekanizmin referendar, por edhe nismën ligjore nga zgjedhësit. Ne fjalen e saj ajo argumentoi nevojen urgjente per hartimin e nje kuadri te ri ligjor si per referendumet ne nivel qendror dhe vendor, por edhe per nismen ligjore qytetare. Ajo ekpozoi para gjithe aktoreve te shoqerise civile te pranishme ne kete Konference edhe nismen e ndermarre nga organizata e drejtuar prej saj per draftimin e nje ligji per Nismen Ligjore Qytetare, ne respekt te parashikimeve kushtetuese (ndiqeni referatin e Prof. Aurela Anastasi ne audio-video ketu: pjesa e pare; pjesa e dyte)
Znj. Valbona Pajo, ekperte kushtetuese dhe pjese e trupës se GJK, analizoi ne referatin e saj domosdoshmerine e integrimit ne nje ligj te vetem integral te referendumeve ne nivel qendror dhe vendor. Edhe në nivel vendor, nismat refendare janë sot një pamundësi. per fat te keq, edhe pse referendumi vendor eshte nje forme vendimarrjeje e parashikuar ne ligjin e ri per veteqeverisjen vendore, 139/2014, asnje akt nenligjor nuk eshte nxjerre deri me sot per ta bere te zbatueshem kete normative ligjore. Ndërkohë që të gjitha iniciativat e njohura për vendimarrje nga poshte lart janë sot ineficente ose inekzistente ne Shqipëri.
Perfaqesuesja e AKIP, Kozara Kati, solli pevojen direkte te grupimit më vital te organizatave te shoqerise civile, posacerisht atyre mjedisore, per tentativen e mbajtjes se referendumit kunder importit te plerave. Ajo pershkroi veshtiresite ligjore dhe teknike te ketij procesi i cili nuk mundi te realizohej asnjehere.
Ne referimin e saj, ajo theksoi veshtiresite e marrjes dhe evancimit te nismes referendare nga poshte-lart, si dhe rolin pamundesues te KQZ i cili per shkak te konfirgurimit te vet aksesohet lehtesisht permes direktiva me natyre politike te cilat tentojne te mbytin hapesirat mundesuese per kerkesat e grupimeve te shoqerise civile te cilat te inetresuar per mbajtjen e referendumeve (kliko ketu per te ndjekur fjalen e saj ne audio-video).
Konstitucionalistë të tjerë vlerësuan domosdoshmerine e hartimit te jne ligji integral sa me mundesues per referendumet, si ne nivel qendror ashtu edhe vendor. Per me teper, u kerkua qe Kodi zgjedhor te “clirohet sa me pare nga dispozitat materiale per mbajtjen e referendumeve dhe te vete-limitohet vetem ne aspekte procedurale te administrimit te procesit zgjedhor ne rastin e votimit me referendum.
Forumi afirmoi qellimin per te marrë përsipër të hartojë një draft-kuader ligjor krejt të ri për referendumet në Shqipëri i cili te perfshije referendumet e pergjithshme dhe ato vendore. INFOCIP ofroi kapacitete dhe ekspertizen e vet per te koordinuar kete proces si dhe per te draftuar brenda nje viti nje ligj i cili do te konsultohet me partneret ne nje konference te dyte kombetare. INFOCIP pranoi kerkesen e diskutantëve per te organizuar kete konference të dytë, sapo drafti ligjor per Referendumet te jete hartuar.
Te gjithe aktoret e tjere te shoqerise civile apo edhe aktore institucionale te interesit te cilet deshirojne te behen pjese e kesaj nisme jane te mirepriturt te kontaktojne ne adresen: qendra@infocip.org . Aktiviteti i zhvilluar ne 15 nentor 2015 gjeti nje pasqyrim te gjere ne median kombetare dhe lokale.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA