Në kuadër të angazhimt të saj si anëtare themeluese e Dhomës Zgjedhore, INFOCIP shfaqi dhe para aktorëve të interest dhe media analizën dhe rekomandimet e veta për përmirësimin e Kodit Zgjedhor të RSH. Objekt vlerësimi nga ekpertët e INFOCIP ishin cështje që kanë të bëjnë me plotësimin e Kodit me parimet dhe dispozitat e ligjit të dekriminalizimit në kuadër të procesit legjislativ të reformës zgjedhore që sapo është hapur.gerti shella, inforcip, lefteria luzi kqz

Në aktivitetin e posacëm të organizuar në bashkëpunim me ISP, ekpertët e INFOCIP argumentuan gjithashtu nevojën për aplikimin e parimeve të reja të kontrollit të programeve politike të subjekteve zgjedhore.
Aktualisht, Kodi Zgjedhor nuk parashikon në asnjë dispozitë të vetme të tij detyrimi formal të partive politike për të depozituar programin e tyre politik pranë ndonjë institucioni. Kjo konsiderohet një shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese në RSH dhe një “harresë’ e legjislatorit që ka sjellë pasoja dramatike sa i takon përgjegjshmërisë së subjekteve zgjedhore në këto 25 vjet pluralizëm politik.

gerti shella 2, kqz dhoma zgjedhore infocip
Pjese e analizës së ofruar nga ekpertët e INFOCIP ishin edhe disa ide me natyrë me afatmesme me të cilat synohet hapja e një diskutimi publik për vlerësime të sistemit politik në tërësi dhe struktures zgjedhore qe ai vete ka modeluar ne keto vite. Duke qenë vetë protagonist në rregullimet e shpeshta të Kodit Zgjedhor, konstatohet se jemi perballe nje  carjeve serioze strukturale apo sistemike, pa folur per vete koherencën e sistemit zgjedhor në RSH. Konstatohet se kjo ka sjellë për pasojë deformime flagrante të pariemeve të demokracisë përfaqësues, parimeve të kushtetutës por edhe shkelje flagrante të atyre pak sanksioneve që parashikohen në kod dhe në ligj për sjelljen kundravajtëse të vetë partive politike, sidomos atyre më të mëdha.

Prezantimi i parë
Prezantimi i dytë

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim