Kryetari i GJA Tirane, Eriol Roshi: kompetenca lendore te ngushtohet dhe te rivleresohen kriteret e gjykimit me trup gjykues. Shtimi i gjyqtareve, domosdoshmeri
Kryetari i Gjykates administrative te Shkalles se Pare Tirane, Eriol Roshi ofroi disa rekomandime shume te rendesishme ne tryen e nivelit te larte si persa i takon konpetencave, praktikave unifikuese ashtu edhe menaxhimit cilesor. “Kompetenca lëndore e GJA dhe aspekte procedural të lidhura më të duhen rivlerësuar në drejtim të ngushtimit të mëtejshëm. Është vënë re një prirje që nga viti 2013 kur filloi funksionimi GJA që zgjerohet graduealisht rrethi i kompetences se saj lëndore. Në frymën e tij, ligji parasheh që i paditur duhet të jetë organi i administratës publike por sot po shënohen raste kur të paditur janë qytetarët. Mjafton një padi ndaj tij që të fillojnë të rrjedhin të gjitha pasojat që parashikon ligji, si psh. barra e proves. Një situatë tipike për të ilustruar ketë rrethanë të përmbysur janë rastet ku kundërshtohen aktet e marrjes se tokes në pronësi. Janë pafund gjykimet që iniciohen nga prefektët e qarqeve për të kundërshtuar aktet e marrjes se tokës në pronësi dhe gjykata administrative në vend që të gjykoje vlefshmërinë e nje akti administrative, detyrohet të shohin ka apo nuk ka mbivendosje midis pronave të qytetareve të ndryshem. Ky lloj shqyrtimi gjyqësor kërkon kryerjen e një inspektimi dhe në gjykimet me inspektim nuk mund të respektohen dot afatet 30-ditore. Nuk ka patur asnjë rast të përfundimit brenda 30 ditësh të një gjykim themeli kur kërkohën që të marren prova përmes ekspertëve.”
Procedura e gjykimit mund dhe duhet gjithashtu të përmirësohet përmes diferencimit sipas llojit të çështjeve. Sot GJA gjykojnë me të njëjtën procedurë si kundravajtjet administrative (ku më tipiket jane ato që parashikohen në Kodin Rrugor) ashtu edhe njoftimin për vlerësimin e detyrimeve tatimore, që mund të kapin vlerën e milionave eurove. Kjo krijon veshtirësi të mëdha edhe në respektimin e afatit të gjykimi.
Roshi argumentoi se duhet të unifikohet kriteri i vlerës në përcaktimin e trupës gjyqësore. Po ashtu, ka vend per rregullime ligjore edhe sa i takon afatit te dorezimit te dosjes ne sekretarine gjyqesore. “Po të lexohen me kujdes dispozita përkatëse, kam përshtypjen që qëllimi i ligjvenësit eshtë që vendimi të shpallet i arsyetuar dhe ligji thekson se dosja dorëzohet brenda 7 ditëve në kryesekretari. Por kjo është objektivisht e pamundur! Gjyqtarët te GJA të Shkalles se Pare, Tiranë por jam i sigurt edhe ata në rrethe vendimojnë 20 çështje në jave. Pra, është njerezisht e pamundur që të arsyetohen keto çështje. Kam përshtypjen që ky afat i shkurtër eshtë mbetje, nëse me lejohet ta them keshtu, nga koha kur gjyqtari kishte 2 apo 3 çështje në jave; ai caktonte seancën në 9 dhe në ore 13 e shpallte vendimin të arsyetuar”.
Një çështje që i prek të gjitha gjykatat njësoj janë organikat e gjykatave. Kam përshtypjen që organikat e gjykatave (trupa gjyqësore dhe admisnitrata) nuk janë studiuar sa duhet. Kjo u pa në gjykatën administrative të apelit fillimisht. Sot po e konstatojme dhe në gjykatën administrative të shkallës së parë Tiranë… Behet fjale për nje gjykatë që mbulon 2 qarqe nga të cilat një qark eshtë Tirana (qarku me i madh i vendit). Pesë 5 rrethe administrative ku 4 janë rrethe gjyqësore me një popullsi mbi 1 milion banore gjykohen vetëm nga 12 gjyqtare. Shumë shpejt do të lindi nevoja dhe për një studim të mirfilltë lidhur me trupen gjyqësore në menyre që ajo të shtohet”
Jam shum i kenaqur dhe gjej rastin të falenderoj edhe njëherë INFOÇIP për punë që ka bere në Gjykatën Administrative të Shkalles së Pare Tiranë dhe per demostrimin e treguesve ne rritje qe ka faktuar studimi i sivjetshme, ka shtuar ne fund kreu i GJA Tirane, Eriol Roshi.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA