Kryetarja e GJA Shkoder, Valbona Duraj: Po punojme me 2 gjyqtare, kur nevojiten minimalisht 6
Një ndër diskutimet më interesante në tryezën e nivelit të lartë për eficiancën e drejtësisë administrative u mbajt nga kryetarja e GJA, Shkodër, Valbona Duraj. Që prej fillimit të saj kjo gjykatë punon me 2 gjyqtarë, nga 4 që duhet të jetë normalisht trupa gjyqësore. Ajo u shpreh se “plotësimi me gjyqtarë i trupës gjyqësore në gjykatat administrative të rretheve është domosdoshmëri. Aktualisht GJA e shkallës së parë Shkodër, Gjirokastër dhe Korcë janë duke punuar me nga 2 gjyqtarë që prej krijimit të tyre në vend të 4 që përcakton ligji”.
Në fakt, ky është edhe problemi më kryesor që evidentohet sot për sot nga të gjithë aktorët e interest. Nëse vetë kriteret ligjore të vendosura (vjetërsia në detyrë, formimi professional) janë bërë pengesë për plotësimin e trupës gjyqësore, atëherë ato duhet të amendohen sa më parë përmes një procedure legjislative. “Të konsiderohen ndërhyrjet ligjore për të lejuar studentët e Magjistraturës që të përjashtohen nga testimi profesional për shkak të kompleksitetit që përfaqëson e drejta administrative duke lënë vetëm kriterin e vjetërsisë në punë”, tha Duraj.
Po ashtu, ajo rekomandoi qe permes një ndryshimi ligjor, kriteri i vjetërsisë në punë të ulet nga 7 në 5 vjet për lehtësuar në këtë mënyrë procesin e plotësimit të trupës gjyqësore të GJA. Sa më shpejt të abrogohen këto kritere përmes amendimeve ligjore dhe nënligjore, aq më shpejt plotësohet vakumi i krijuar në plotësimin me gjyqtarë të rinjë të trupës së GJA.
Duraj hodhi dhe mbrojti idene qe viti i 3 i shkolles se magjistraturës i cili tani është njw vit praktike, të kryehet n Gjykatat Administrative pwr magjistratet. Rekomandohet amendim i ligjit ekzistues per te lejuar adoptimin e nje praktike te tille edhe per GJA. Ne diskutimin e saj ajo preku edhe ceshtjen e ripercaktimit te juridiksioneve tokesore me synon shtimin e aksesit ne drejtesine adminitrative.
Ky opinion është hedhur në KLD dhe është paraqitur dhe tek Ministri i Drëjtësise por akoma nuk eshte gjetur nje zgjidhje. Aktualisht magjistratwt caktohen nw Gjykatwn e Tiranws, por ne asnje rast nuk dwrgohen të bejnë praktiken nw GJA pwr shkak tw pwrcaktimeve aktuale ligjore.
Nëse kjo është për momentin e pamundur, duhet të këtë një rritje të numrit të ndihmësave ligjorë. Ndihmësi ligjor është parapërgatit cështjen për gjykim dhe shtimin e numrit të tyre mund të ishte një zgjidhje e ndërmjetme për të rritur eficiencën e gjykimit administrativ.
Edhe caktimi i të njëjtit numër gjyqtarësh, konkretisht katër për çdo GJA të shkallës së parë duhet të rishikohet. Gjykatat me ngarkesë më të lartë duhet të kënë një numër më të lartë gjyqtarësh krahasuar me ato që përballojnë ngarkesë më të ulët.
Mentaliteti i popullatës në zona të ndryshem dhe niveli i respektimit të ligjit prej saj janë faktorë që duhen mbajtur gjithashtu parasysh në këtë proces të rishpërndarjes së trupës gjyqësore administrative (psh GJA Shkodwr krahasuar me GJA Korçë, edhe pse kanë numër të njëjtë gjyqtarësh, kanë flukse krejt të ndryshme sa i takon çështjeve që ankimojnë në GJA respektive).
Aksesi në drejtësinë administrative duhet të përmirësohet, duke konsideruar shtimin e numrit të gjykatave të shkallës së parë në territorin e vendit. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 6 (gjashtë) gjykata administrative të shkallës së parë në: Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe nwj Gjykatw Administrative Apeli, me seli nw Tiranë. News merret si shembull Gjykata Administrative Shkodër, ajo ka juridiksion tokësor në tre qarqe të veriut, konkretisht Shkodër, Kukës dhe Lezhe. Për të paraqitur një ankese në GJA Shkodër, një qytetari nga Kukësi do t’i duhet të udhëtojë deri në Shkodër, dhe mandej të udhëtojë sërish bashke më palën ndaj të cilës është depozituar ankim gjyqësor për të njdekur procesin. Rekomandohet shtimi deri në 10 i numrit të GJA të shkallës së parë në RSH, duke parë edhe shtimin e volumit të ankesave në këto vite të para të funksionimit të tyre. Një studim i hollësishëm mbi ngarkesën specifike duhet të ndërmerret paraprakisht, duke konsideruar edhe ndarjen e re administrative territoriale të RSH, e cila u aktivizua de jure dhe de facto pas zgjedhjeve të 21 Qershorit 2015.
Marxhi i vendimeve të paankimueshme te dhena nga GJA duhet të vijë në rritje. Kjo diktohet nga vetë natyra e gjykimit administrative por edhe nga përvoja e vendeve të tjera me drejtësi administrative të zhvilluar. Nëse duhet të kemi eficiencë te gjykimeve administrative duhet të rishikohet neni 45 i ligjit ekzistues.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA