Kryetari i Gjykates se Larte analizon problematiken e vonesave. Zaganjori: ja tre problemet kryesore
Tryezen e nivelit te larte te organizuar nga INFOCIP me mbeshtetjen e OSFA e ka nderuar me pjesemarrjen e tij Kryetari i Gjykates e Larte te RSH, njeherazi kryetar i Kolegjit Administrativ ne kete Gjykate, sid he kryeatr i Komferences Gjyqesore dhe anetar i KLD, Z. Xhezair Zaganjori. Ne analizen qe i beri problematikes se vonesave, ai veçoi tre shkaqe themelore.
“Së pari, është numri i çështjeve të shumta që prodhohen nga shteti, nga ekzekutivi kryesisht. Sidomos pas zgjedhjeve, prodhohet jashtezakonisht shumë konflikt për vendet e punës. Të tjera probleme janë çështjet e pronës, por edhe tatimet, doganat. Të gjitha kërkojnë gjykim të shpejtë dhe operacional, në të gjitha shkallet. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk po ndodh.
Se dyti, mendoj se numri i gjyqtareve ështeë i pakët. Numri i gjyqtarve, në fakt është shtuar në Gjykatën Administrative por, nëse ne llogarisnim në vitin 2012 raportin mes çështjeve civilë dhe ato adminsitrative, ky raport do të ishte respektivisht 60% me 40%. Por, numri i gjyqtarëve, deri pak kohë më parë ka qenë ne dispropocion te jashtezakonshem. Vetëm 7 veta për cështjet administrative, ne nje kohe ku per gjykimin civil mund të kishte gati 10-fish më shumë gjyqtarë. Ky raport nuk ështe menduar mire.
Se treti, ka vend per implementim e zgjidhjeve alternative (alternative dispute resolution), qoftë zgjidhje me arbitrim, qoftë me ndërmjetesim. Këto praktika janë pothuajse inekzistente në Shqipëri. Në këto kushte, sigurisht është rritur shumë backlock-u. Ne po mundohemi që permbytjen ta perballojme me kova uji, por permbytja do digë. Duhet te merren masa ligjore, organizative dhe për këtë duhet reflektim për ta përballuar. Problemi duhet marrë seriozisht!
Kreu i GJL, Xhezair Zaganjori ka shprehur falenderim per punen shume serioze te bere nga INFOCIP e cila ka sjelle sipas tij edhe permiresimet e para sa i takon dorezimit ne afat te vendimeve.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA