A.Dobrushi,konferenca per gjykatat administrative,INFOCIP Gerti Shella Pjesa 1Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Soros, Z.Andi Dobrushi i kushtoi rëndësi të posaçme në fjalën e tij krijimit të kushteve për dialog të hapur, bazuar mbi te dhëna objektive dhe profesionale.Qëllimi i mbështetjes qe i kemi ofruar  INFOÇIP është për të krijuar një qasje të re dialogu me me gjykatat dhe publikun, qe ky i fundit të informohet për shkaqet kryesore të mangësise së efektivitetit dhe cilësisë, sikurse vetë sistemi e vlerëson në rradhë të parë. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme si Fondacion që këto nisma t’i mbështesim, për me tepër një monitorim si ky qe kryehet nga vete ne shqiptarët, dhe që krijon një proces dialogimi objektiv. Fakti është se ky dialog që ne po kërkojmë, shpeshherë mundësohet nga të huajt. Ai permendi gjithashtu rendesine e ndertimit te ketij dialogu jo mbi perceptime, por mbi fakte, dhe pergezoi INFOCIP per analizen e kryer, tashme per tre vitesh, fale mbeshtetjes se Fondacionit.

Dobrushi e konsideroi të rëndësishme vijimin e mbështetjes jo vetem nga Fondacioni por nga donatorë të tjerë në këtë aspekt, “pasi ky studim demonstron se gjykatat administrative, dhe pse të krijuara pak vite më parë, përballen sot me gjithë këto probleme sa i përkët vonesavë, mangësive në strukturë, burime njerëzore, burime të mbështetjës financiare”.

Sipas z. Dobushi, e dyta pikë e rëndësishshme është ndjekja në vijueshmëri e problematikës.  “Në përpjekjen për të bërë Reformë të madhe po harrojmë që me disa gjëra të vogla, nëse rregullohen, mund të këmi një përmirësim shumë të ndjeshëm të sistemit të drejtësisë, në rastin konkret gjykatave administrative” u shpreh ai duke shtuar se nga ana e fondacionit ska për të munguar asnjëherë mbështetja që këto tryeza të konvertohen edhe një diskutim akoma dhe më profesional, brenda vetë sektorit. “Është e rendësishme që të ndodhë një përkthim i këtyre shqetësimeve në një dokument konkret, dhe të këtë një gjurmë, dhe mos të ngelet vetëm për konsum të brendshëm brenda nesh…mendoj që është shumë e rëndësishme ndjekja konsistente e problematikës që del…Në këtë pikë, si përsa i takon INFOCIP, si përsa i përket Fondacionit, por edhe në bashkëpunim me gjykata, mendoj se të gjithë bashkë mund ta vemë në lëvizje mekanizmin, për të tërhequr vëmendjen ndaj këtyre problemeve. Mbështetja jonë do të vazhdojë të jetë siç ka qenë dhe do vazhdojë të jetë e qëndrueshmë dhe e fortë”…

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim