Tryezën e nivelit të lartë të organizuar nga INFOCIP mbi vonesat procedurale në gjykimin admistrativ e ka pershendetur edhe z. Jan Rudolph, Shef i Seksionit Politik të Delegacionit të BE, Tiranë. Ai ka përgëzuar nismën e INFOCIP dhe OSFA, duke e konsideuar atë si zgjidhje mjaft te dobishme për problematikën e ngritur nga BE sa i takon efikasiteti të gjyqësorit në Shqipëri. Duke vlerësuar të dhenat e studimit, ai theksoi se për herë të parë, prodhohen statistika të besueshme sa i takon eficiancës së gjyqësorit ku Shqiperia ka nje vakum domethenes dhe per te cilen BE ka shprehur shqetesimin e vet në progres raportin e fundit për Shqipërinë.

Jan Rudolph, BE, INFOCIP, tryeza per drejtesine administrative

Rudolph u shpres se shqetësim për Derlegacionin është tejzgjatja e proceseve gjyqesore në Shqipëri. Sipas tij, kjo shkaktohet prej disa faktorëve, perfshire edhe paqartësi në kodet e procedurave civile dhe penale. “Fatkeqësisht ceshtjet e mbetura janë shumë të larta në numër, në veçanti në gjykatat administrative, por edhe në gjykatën e lartë.

 

Të gjitha këto çështje që janë shqëtësuese në gjyqsor kanë të bejnë kryesisht me burime të pamjaftueshme financiare dhe njerëzore. Nga ana tjetër, edhe organizimi i brendshëm i personelit administrativ mbetët shqetësim. Kjo është e qartë edhe nga raportet tona, sidomos edhe nga raporti i fundit vjetor per Shqiperinë në të cilin dy nga katër rekomandimet tona kanë të bejnë pikerisht me çështje që kanë të bëjnë pra me efikasitetin në drejtësi. Nga vlërsimet tona, edhe mundesia (ose mos-mundësia) që ka sistemi që të japë të dhëna statistikore të besueshme, mbetet një shqetësim. Dhe prandaj ky lloj raporti per të cilin në jemi ketu sot është nje mundësi shumë e mirë për të gjithë aktorët dhe palët e interesuara.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim