Zyra e Transparencës Qytetare e INFOÇIP, ‘zë vend’ në Këshillin Bashkiak Korçe
Zyra e Transparencës Qytetare në Korçë ka marë pjesë për herë të parë në këtë mbledhje të rëndësishme të Këshillit Bashkiak. Madje duhet theksuar se ky grup i përbërë nga plot 6 persona përveç drejtuesit të grupit është mirëpritur dhe përshëndetuar dhe nga kryetari i bashkisë gjatë fjalë së tij.
“I përshëndes grupet qytetare që janë preszentë në këtë mbledhje, duke i uruar dhe kërkuar të jenë vazhdimisht pranë nesh. Transparenca dhe aksesi publik në vendimarje janë dy elementë që ne edhe na i vështirësojnë punën por dhe na i bëjnë atë më të lehtë”- ka theksuar për Zyrën e Trasparencës Qytetare në Korçë Niko Peleshi.”
Të gjithë anëtarët prezentë nga fillimi i kësaj mbledhje kanë ndjekur nga afër punimet e saj dhe kanë dalë me përfundime për këtë mbedhje të këtij organi vendimarës. ZTQ në Korçë është konstituar zyrtarisht më 7 mars 2011 teksa vetëm dy ditë më pas ka nisur nga puna. Grupi është i përbërë nga individë që vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe që përfaqësojnë interesat e banorëve të Korçës. Për herë të parë në një inisiativë të tillë qytetare përfshihet dhe komuniteti rom me një vajzë e cila gjithashtu për herë të parë ka ndjekur punimet e Këshillit Bashkiak. Anëtarët e grupit të ZTQ Korçë janë: Engjëllushe Kosturi 18 vjeç përfaqësuese e komunitetit rom, gjimanziste. Rafaela Voskopi 28 vjeç me profesion ekonomiste, Lumturi Zerellasri 61 vjeç pensioniste, ka qenë aktiviste në forume të ndyshme gjatë qeverisjes të para viteve ’90-të. Erget Cenolli 45 vjeç gazetar, si dhe Pjerin Simo 26 vjeç me profesion ekonomist, perfaqësues i grupimeve rinore.
Përgatitur nga
Albana Çakshiri
Gazetare, Korçë
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA