INFOCIP shpall gjetjet “vlerësimi i afateve në shqyrtimin gjyqesor administrativ dhe dorezimin e vendimeve”
INFOCIP shpalli në prani të autoriteteve më të larta të Pushtetit Gjyqesor, Pushtetit Ekzekutiv dhe aktoreve të rëndësishëm ndërkombëtarë Vlerësimin Kombëtar tematik për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatave Administrative në RSH.
Në Konferencën Kombëtare të nivelit të lartë të organizuar nga INFOCIP për këtë qëllim morën pjesë Kryetari i Gjykatws së Lartë, njëkohësisht kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe kryetar i Kolegjit Administrativ të GJL, Z. Xhezair Zaganjori, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Kryetari i Gjykatws Administrative të Apelit, Z. Kastriot Selita si dhe të gjithë kryetarët e gjykatave administrative të shkallës së parë të RSH.
Po ashtu, në këtë konferencë morën pjese edhe drejtori i OSFA, z. Andi Dobrushi në cilësinë e mbështetësit të kësaj nisme të rëndësishme, e para në llojin e vet në Shqipëri. Të tjerë pjësëmarrës të rëndësishëm që morën pjesë në Konferencë ishin z. Jan Rudolph, Shef i Seksionit Politik të Delegacionit të BE, Tiranë, Dr. Rainer Deville shefi i Misionit të BE, Euralius, Z. Markus Johnson, drejtori i USAID per Shqiperine, Z. Olsi Dekovi, shefi i KiE, si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë nga programet e asistencës në fushën e drejtësisë që imlementohen aktualisht në Shqipëri.
Monitori tematik i INFOCIP për sistemin e gjykatave administrative realizohet për herë të parë në Shqiperi. Ai ka shtrirje të plotë kombetare duke vendosur një gur themeli në fushën e monitorimeve tematike në sistemin gjyqësor administrativ.
Medodologjia e përdorur është dizenjuar nga INFOCIP për të ofruar efikasitet maksimal në kontrastimin eafateve ligjore me gjetjet konkrete të përftuara nga monitorimi iregjistrave të gjykatave. Është fakt se ligji 49/2012 “Për organizimindhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” cakton afate ekplicite sai takon shqyrtimit gjyqësor dhe dorëzimit të vendimeve, duke dhënë mundësi konkrete për të realizuar matje të sakta sa i takonrespektimit (tejkalimit) të këtyre afateve.
Vlerësimi tematik i vitit 2015 ka zgjeruar fokusin e tij, duke përfshirëpër herë të parë matjen e afateve te shqyrtimit gjyqësor. Kjo është gjithashtu risi absolute, jo vetëm në kudër të vlerësimeve të INFOÇIP, por më gjerë edhe në nivel kombëtar.
Për herë të parë tashmë ekzistojnë mundësi reale për të përllogaritur vonesat e shqyrtimit gjyqësor administrativ.Në përgjithësi, sipas jurisprudencës së GJEDNJ, përllogaritet ngamoment i depozitimit të kërkesë padisë dhe deri në dorëzimin e vendimitpërfundimtar në sekretarinë e gjykatës.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA