INFOCIP harton manualin e plote te vleresimit te Programeve te Transparences
Hartimi dhe miratimi i programeve të transparencës në organet e qeverisjes vendore është një proces i cili është vonuar dhe për shkak të reformës administrative territoriale. Ligjvënësi i ka kushtuar rëndësi të veçantë transparencës së pushtetit vendor, jo vetëm duke parashikuar detyrimet përkatëse, në Ligjin 119/2014, për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore por duke parashikuar dhe hapa konkret në Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Në nenin 15 të këtij Ligji është përcaktuar që njësitë e vetëqeverisjes vendore garantojnë për publikun transparencën e veprimtarisë së tyre. Çdo akt i organeve të vetëqeverisjes vendore publikohet në faqen zyrtare të internetit të njësisë vendore dhe afishohet në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike. Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin e transparencës dhe të miratojë programin e transparencës, duke siguruar akes nga të gjithë,veçanërisht nga shtresat më të varfra të komunitetit, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për të drejtën e informimit.
Pikërisht për të analizuar nivelin e transparencës në pushtetit vendor ne vijueshmeri, INFOCIP hartoi manualin e vleresimit per Cilesine e programeve te transparences. Ky manual mund te perdoret nga cilado organizate qe eshte e perfshire ne mbikqyrjen e zbatimit te ketij ligji ne nivel vendor, por edhe qendror.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA