Institucioni i Komisionerit per te Drejten e Informimit i ka kushtuar nje rendesi te posacme ne faqen zyrtare eventit te zhvilluar nga INFOCIP per zbatimit te te drejtes per informim ne nivel te qeverisjes vendore, te lancuar ne date 3 maj 2016, ne partneritet me organizatat qe mbeshteten nga Olof Palme Center dhe Qeveria Suedeze.

Në këtë aktivitet ishte i ftuar dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi. Në fjalën e tij, ai vlerësoi angazhimin e organeve të reja të qeverisjes vendore, pas zbatimit të Reformës Administrativo-Territoriale, për përmbushjen e detyrimeve të ligjit “Për të drejtën e informimit”. Z. Dervishi tha se Zyra e Komisionerit, është duke vazhduar një tur trajnimesh në qarqe, deri tani janë organizuar 4 takime të tilla, me titullarët dhe koordinatorët e këtyre strukturave, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor.

Paralelisht me monitorimin proaktiv që Zyra e Komisionerit u bën të gjitha Autoriteteve Publike, i asiston ato në procesin e trajtimit të kërkesave për informacion dhe në hartimin dhe publikimin e Programit të Transparencës. Gjithashtu, z. Dervishi, theksoi faktin se është shtuar numri i ankesave nga të gjitha qarqet e vendit, jo vetëm nga ai i Tiranës, çka nënkupton njohuri në rritje për ligjin nga qytetarët dhe garancitë që ai ofron në ushtrimin e të drejtës kushtetuese për informim. Nga ana tjetër, ende një numër i madh i njësive të qeverisjes vendore nuk i kanë përmbushur detyrimet e ligjit, si hartimin e Programit të Transparencës, regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve dhe caktimin e koordinatorit për të drejtën e infomimit.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim