Monitorimi i INFOCIP: Sa po e zbatojne bashkite e reja ligjin “Per te Drejten per Informim
Ligji i ri “Për të Drejtën e Informimit” nuk gjeti zbatim të menjëhershëm në nivel të qeverisjes vendore per shkak te RAT. Ai ishte i kondicionuar qe objektivisht të fillonte pas bërjes efektive të ndarjes së re admisnitrativo-territoriale, praktikisht pas Zgjedhjet Vendore te 21 Qershorit 2015 .Konstituimi i organeve të reja vendore përfundoi në Korrik-Shtator 2015, ose rreth një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për të Drejtën e Informimit”. Me konsituimin e organeve drejtuese në Bashki, ri-filloi edhe ecja e afateve per caktimin e koordinatorëve të të drejtës së informimit dhe adoptimin e programeve institucionale të transparencës.
Nese per institucionet e tjera afati ligjor per marrjen e masave per implementimin e LDI skadonte ne 3 maj 2015, per bashkite e reja te krijuara, me analogji, ai skadon në datë 3 maj 2016…
Në datë 3 maj 2016 u mbushen 4 muaj nga hyrja në fuqi edhe e ligjit te ri organik “Per veteqeverisjen vendore, i cili referon posacerisht LDI per pembushjen transparences ne te gjitha bashkite e krijuara, ku pubikimi i vendimeve eshte nder funksionet me te rendesishme. Data 3 maj 2016 përkon edhe me ditën ndërkombëtare të Medias (lirisë së shprehjes) e drejtë e cila mundësohet substancialisht edhe nga mekanizmi i të drejtës për informim. Ky vit shenon edhe me 250 vjetorin e ligjit të parë te te drejtes per informim (anti-censure), miratuar në Suedi në vitin1766 (Freedom of the Press Act ).
Objekt vlerësimi në kuadër të këtij studimi kombetar janë 5 komponentë thelbësore që përbëjnë kusht (njerezor & infrastrukturor) për implementimin e ligjit 119/2014 në nivel vendor:
- I. prania/pasja e faqeve zyrtare të internetit (2 pike)
- II. publikimi i programeve të transparencës (3 pike)
- III. publikimi i Regjistrit të Kërkesave (1 pike)
- IV. caktimi i Kordinatorit te DPI dhe afishimi i kontakteve të tij (2 pike)
- V. publikimi i vendimeve të këshillave bashkiakë (2 pike)
Rezultatet e vleresimit:
- Nga vleresimi i realizuar nga INFOCIP rezultoi se nga 61 bashki të krijuara nga RAT vetëm 24 prej tyre kanë faqe zyrtare interneti.
- Një vit pas skadimit të afatit që catonte ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe nje vit pas RAT, vetëm 9 bashki kanë adoptuar Programet e Transparencës
- Nga vlerësimi rezultoi se vetëm 6 bashki kanë tashme të publikuar një regjistër të tillë, konkretisht Himara, Kavaja, Lezhe, Vlora ,Vora dhe Shkodra. Harta
- 4. Ligji 119/2014 i cakton bashkive detyrimin për caktimin e koordinatorëve të Informimit. Nga të dhënat rezultoi se deri në 30 prill 2016 ishin janë caktuar në këtë funksion 41 persona.Ende 20 bashki nuk e kanë përmbushur akoma detyrimin ligjor.
- 5. Nga 61 bashki gjithsej, vetëm 14 prej tyre kanë vendime te publikuar. Këto bashki janë: Shkoder, Durres, Korce, Vlore, Fier, Lushnje, Berat, Gramsh, Skrapar, Divjake, Permet, Lezhe, Kruje, Kucove. Me perjashtim te Shkodres dhe Lezhes, pjesa tjetre jane te asistuar nga INFOCIP per të përmbushur këtë detyrim ligjor duke iu vënë në dispozicion platformën kombëtare VENDIME.AL
shkarkoni studimin e plote ose ndiq prezantimin ne audio-video
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA