Ministri Manjani iu terheq verejtje gjyqtareve per vonesat ne arsyetimin dhe dorezimin e vendimeve
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka denoncuar anomalitë në sistemin e gjyqësorit në Shqipëri. Duke folur në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Manjani ka sulmuar ata gjyqtarë që shkelin ligjin procedural përmes vendimeve të paarsyetura apo vonesave në shpalljen e vendimeve gjyqësore. Manjani e ka kondsiderua kete nje semundje te sistemit.
Pohimi i ministrit vjen ne vazhden e masave disiplinore te marra tashme per gjyqtare qe shkaktojne vonesa te pajustifikuara ne arsyetimin dhe dorezimin e vendimeve. Problemi eshte ngritur fillimisht nga INFOCIP, permes vleresimeve tematike te ndermarra qe prej tre vitesh tashme.
“ Ka një tendencë se po punohet si për ditën e fundit dhe kjo nuk është e pranueshme. Janë ata që e mendojnë veten të larguar nga reforma në drejtësi. Shpallja e vendimeve në mënyrë të paarsyetuar është shtuar këto kohë”, u shpreh Manjani.
Ministri i Drejtësisë kërkoi nga gjyqtarët që të jenë të përgjegjëshëm në detyrën e tyre, pavarësisht se po punohet për reformën në drejtësi. Kjo nuk duhet të ndikojë në braktisjen e dhe neglizhencën e punës, tha ministri, deri në realizimin e reformës.
INFOCIP shpreh vleresimin per qasjen rigoroze qe Minitri i Drejtesise ka adoptuar mbi problematiken e vonesave ne shpalljen dhe arsyetimin e vendimeve gjyqesore. INFOCIP ishte i pari qe e ngriti kete problematike dhe evidentoi fenomenin ne te gjitha permasat e tij, si per gjykatat e karierres ashtu edhe per gjykatat e zakonshme.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA